Connect with us

Ferizaj

Përkujtohen dëshmorët Rexhep Bislimi dhe Kadrush Ilazi

Published

on

Familjarë, miq e përfaqësues të institucioneve lokale, kanë nderuar jetën dhe veprën e heroit të kombit Rexhep Bislimi në 20 vjetorin e rënies.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj, Gafurr Bytyqi, tha se pa dëshmorë si Rexhepi Kosova nuk do të ishte e lirë.

“Sikur mos të ishte lufta e UÇK-së dhe rënia e dëshmorëve ne do të ishim nën juridiksionin e Serbisë, nën juridiksionin e çetnikizmit dhe për fat të mirë e për fat të ideatorëve të luftës si Rexhep Bislimi e Kadrush Ilazi dhe të gjithë dëshmorët e tjerë sot Serbi nuk ka”,tha Bytyqi.

Kurse, djali i heroit të kombit Rexhep Bislimi, Fisnik Bislimi, tha se megjithë kalimin e viteve dhembja për babain është e njëjtë, por edhe krenaria sa vjen e shtohet.

“Kaluan 20 vite nga koha e luftës, 20 vite me dhembje, 20 vite me kujtime të mbushura për më të dashurit tanë, por edhe 20 vjet krenari, krenari kjo që na mbajti gjallë e kokën lartë, kjo liri ka kushtuar shumë shpresoj që kjo dekadë e re ta vlerësoj”, tha Fisnik Bislimi.

Emri i Rexhep Bislimit lidhet me formimin e njësive të para ushtarake të UÇK-së dhe krismës së parë të pushkëve të organizuara çlirimtare në Ferizaj dhe rrethinë. Ai u pat vrarë nga forcat serbe nën torturë gjatë procesit të hetuesisë që ndiqej ndaj tij. Veprimtarë ferizajas,  ditën e 21 korrikut e vitit 1998, e konsiderojnë si ditë të  rënies heroike të militantit të shquar të lëvizjes ilegale të Kosovës.

Në këtë ditë, u shënua edhe 19 vjetori i rënies së dëshmorit Kadrush Ilazi nga komuna e Kaçanikut.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqipton 240 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Published

on

Policia Rajonale në Ferizaj ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit është raportuar një aksident trafiku ku si pasojë u lëndua një person. Gjatë këtij harku kohor njësitet e trafikut kanë  shqiptuar gjithsej 240 gjoba për kundërvajtje.

Më së shumti janë shqiptuar gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 74 sosh dhe 48 të tjera për mosrespektim të shenjave të komunikacionit.

Po ashtu, si rezultat i shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut, policia ka konfiskuar  1 automjet, 4 skuterë/motoçikleta dhe 4 patentë shoferë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen dy persona në Ferizaj për sulm dhe therje me thikë

Published

on

Dy persona janë arrestuar nga policia në Ferizaj nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë një burrë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në mesditën e së martës.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajrje derisa rasti po hetohet si lëndim i lehtë trupor.

Ferizaj 23.06.2026 – 12:15.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur me dokumente dhe 160 €

Published

on

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 €  të cilat i ka dorëzuar në polici. Portofoli ishte gjetur të enjten (18.06.2026), rreth orës 18:00.

Më pas në stacion është paraqitur edhe pronari i portofolit, të cilit i janë kthyer dokumentet dhe paratë.

“Më 18.06.2026, rreth orës 18:00, qytetari F.Abazi (34 vjeç), nga Ferizaji, ka treguar një shembull të lartë të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën “Gjergj Fishta” në Ferizaj.

Menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj.

Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.A. (24 vjeç) nga Shtimja, i cili kishte humbur portofolin. Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, pronarit të ligjshëm i janë kthyer portofoli, dokumentet personale dhe shuma prej 160 eurosh”, ka njoftuar Policia e Kosovës në Facebook.

Continue Reading

Trending