Connect with us

Ferizaj

Gazetari Avni Shabani kujtohet si njeri me virtyte të larta njerëzore

Published

on

Në moshën 65 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari i njohur i sportit, Avni Shabani.      

Ai ishte gazetar shumëvjeçar i gazetës “Rilindja” dhe Radio Kosovës. Shabani i cili u pensionua dy muaj më parë, kishte udhëhequr edhe Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj.

Kolegët e tij e kujtojnë Avni Shabanin si njeri me virtyte të larta e shumë profesionist.

Gazetari Driton Ramadani tha se Avni Shabani ishte udhërrëfyes për shumë gjenerata, e veçanërisht për dashamirët e sportit.

“Kjo kohë pandemie  pothuajse çdo mëngjes po na sjell lajme të trishta, i tillë ishte edhe lajmi mbrëmë kur kuptuam se kolegu ynë Avni Shabani ka ndërruar jetë. Është vështirë të flasësh për ish-kolegët që tani më nuk janë në jetë, Avniun gjithmonë do ta kujtojmë si një njeri i cili me virtyte ka dhënë propozime të mëdha apo duke nxitur të rinjtë që ta ringjallin jetën sportive e kulturore. Kohët e fundit Avniu në RTK kishte filluar një edicion të vetin të titulluar ”Gjeneratat e Arta” ku të ftuar shumicën i kishte nga qyteti i Ferizajt ku tregon se ka qenë i lidhur me qytetin e tij, prandaj ai do të jetë një mungesë jashtëzakonisht shumë e madhe jo vetëm për ne si kolegë, por për të gjithë adhuruesit e sportit”, tha Ramadani.

 Avni Shabani dha kontribut edhe në avancimin e sportit ferizajas.

“Avni Shabanin e njoh që nga vitet e 70-ta atëherë kur kam filluar të merrem me futboll. Lajmi na ka goditur sepse nuk e kemi pritur që tani të ikë nga kjo botë. Dua ta ndajë një situatë që kishte të bënte me të kur e ka bërë një notim të lojës kur unë kam luajtur futboll dhe me debutimin tim të parë jam notuar nga ai me notën 8-të dhe me atë notim unë për dy muaj kam qenë në të gjitha gazetat ish-jugosllave si 11-shi më i mirë i përbërjes së Kosovës. I ndjeri kishte shumë plane për avancimin e gjeneratave dhe adhuruesve të sportit kështu që së pari është humbje për familjen e tij dhe më pas për të gjithë dashamirët e sportit”, tha Qerim Shaqiri, sportist.

Ish-gazetari i sportit i cili dy javë më parë ishte diagnostikuar me virusin COVID-19, u varros sot në vendlindjen e tij në fshatin Sazli.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending