Connect with us

Ferizaj

LVV e LDK në Ferizaj të gatshme për zgjedhje

Published

on

Partitë politike në Ferizaj janë shprehur të gatshme për zgjedhje të reja pas konstatimit të Gjykatës Kushtetuese se Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj Valon Ramadani, thotë se vendimi i Kushtetueses ua kthehu shpresën qytetarëve.

“Secilës parti që i bëhet pyetja se a janë të gatshme për zgjedhje secila thotë që po, por me të vërtet e gatshme për zgjedhje është VV, ka shumë arsye por njëra ndër to është kryeministri Albin Kurti që do ta udhëheq qeverinë Kurti 2, pasi në qeverinë Kurti 1 ka qenë një qeverisje e artë, por me rrëzimin e qeverisë Kurti qytetarëve iu thy shpresa, mirëpo ky vendim që ka dalë dje është i vonuar, por drejtësia ka ardhë në vend dhe sigurisht ka shumë qytetarë që me padurim po  e presin ditën kur do të dalin të votojnë dhe me votat e tyre Vetëvendosjen do ta vendosin si subjektin me më së shumti vota që ka pasur ndonjëherë në zgjedhjet e pasluftës”, tha kryetari i LVV-së në Ferizaj Valon Ramadani.

Edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës në Ferizaj, thonë se janë të organizuar dhe të gatshëm për fitore.

“LDK si njëra nga partitë më të vjetra të Ballkanit dhe si paraprijëse e të gjitha proceseve demokratike është e  gatshme në çdo kohë që të shkoj në zgjedhje edhe përkundër asaj që rënia e qeverisë mund t’i atribuohet neglizhencës së KQZ-së  sesa që mund t’i atribuohet ndonjë partie politike, sepse LDK-ja nuk ka qenë e obliguar që ta dijë se cili nga deputetët është i dënuar e cili jo, megjithatë LDK si një parti institucionaliste e njeh vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe natyrisht do t’i fillojë përgatitjet për zgjedhje me të gjitha strukturat e saj në tërë Kosovën, e po ashtu edhe në Ferizaj e cila si degë e LDK-së për nga fuqia politike është e dyta më e fuqishme sot në Kosovë, prandaj ne si strukturë e organizuar e saj nuk shohim asnjë arsye që mos të dalim fitues në këto zgjedhje dhe të parët në komunën e Ferizajt”, tha Muharrem Svarqa, kryetar i LDK-së në Ferizaj.

Derisa dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj nuk ka pasur përçarje brenda strukrturës së saj, të paktën publikisht, ngjashëm nuk mund të thuhet edhe për degën e LDK-së në këtë komunë. Për këtë kryetari i LDK-së Muharrem Svarqa thotë se bindjet e individëve brenda partisë mund të jenë të ndryshme, por jo edhe votat e tyre.

 “Dega e LDK-së në Ferizaj, të gjitha institucionet e veta, tërë strukturën e saj organizative e ka tërësisht legjitime dhe besoj se të gjitha çështjet eventuale janë produkt i demokracisë për shkak se të gjithë njerëzit brenda LDK-së pavarësisht bindjeve eventuale në momentin e fundit janë të LDK-së dhe votojnë për LDK-në”, tha Svarqa.

Për këtë çështje TV Tema tentoi të marrë ndonjë deklaratë nga Partia Demokratike e Kosovës në Ferizaj, mirëpo askush prej kësaj partie nuk u shpreh i gatshëm të prononcohet.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending