Connect with us

Ferizaj

Mirëpritet themelimi i Këshillit Drejtues të Teatrit ‘’Adriana’’

Published

on

Bazuar në Ligjin për Teatrot, si dhe kërkesën e komunitetit të aktorëve dhe menaxhmentit të Teatrit Profesionist “Adriana” në Ferizaj, u  themelua Këshilli Drejtues i Teatrit të këtushëm. Këshilli Drejtues i teatri “Adriana”  ka kompetencë në mbikëqyrjen e punës së teatrit, hartimin e statutit të teatrit, aprovimin e politikave afatgjata të zhvillimit të teatrit, politikën artistike dhe kompetenca të tjera të parapara sipas ligjit në fuqi për teatrot. Ky këshill përbëhet nga Nexhat Xhokli,  Dije Demiri – Frangu, Albion Sherifi, Mevlan Saraçi,dhe  Besim Ugzmajli.

“Është një strukturë që po themelohet për herë të parë në komunën e Ferizajt, me një përbërje konsiderojmë të kënaqshme në kuptimin që janë emra me eminentë që ka fusha e kulturës, gjegjësisht e teatrit të këtushëm. Ky këshill si rol të tij parësor ka mbikëqyrjen e punës së tetarit, aprovimin ose më mirë të themi kalimin e dokumenteve të ndryshme që kanë të bëjnë me veprimtarinë e teatrit si dhe hartimin e statutit që është baza e organizimit ligjor e gjithë këtij institucioni. Natyrisht që do të ketë edhe kompetenca më të shumta, si dhe do të jetë një trup kontrollor i aktiviteteve teatrore në nivel lokal”, tha Albion Sherifi, anëtar i këtij këshilli.

Themelimi i Këshillit Drejtues të teatrit është mirëpritur nga komuniteti i artistëve në Ferizaj. Aktori Nexhat Xhokli, tha se kjo është një nismë  e mbarë në mënyrë që aktivitetet teatrore në këtë qytet të realizohen sipas dispozitave ligjore.

“Unë mendoj se është një lëvizje e mirë përpara, sepse është obligative edhe nga ana ligjore. Ende nuk e di se cilat janë autorizimet e këtij këshilli, por me të dëgjuar e kam që ky këshill do të kujdeset për repertorin e teatrit tonë, për përzgjedhjen e teksteve, për sugjerime të ndryshme me qëllim që tetari të ecë përpara, fundi i fundit është një qëllim i mirë. Në mungesë të këtyre këshillave profesional ne veç kemi improvizuar, si këshillat organizativ për festivale, gjithashtu ka ndodhë që i kemi improvizu edhe juritë. Kështu që mendoj se është një punë shumë e mirë themelimi i këtij këshilli, ku do të ketë njerëz profesionistë të fushave të caktuara që kanë të bëjnë me teatrin”, tha Xhokli.

U tha se ky  këshill ka mandat 4 vjeçar dhe parashihet të funksionojë në kuadër të organizimit të brendshëm të institucionit të Teatrit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending