Connect with us

Ferizaj

Albin Kurti premton lehtësira për bizneset

Published

on

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës Albin Kurti, ka vizituar kompaninë e cila merret me grumbullimin, shitjen dhe distribuimin e frutave dhe perimeve “Doni Fruits” në Shtime.

Kurti nga aty premtoi se me ardhjen e tij në krye të qeverisë, do të lehtësoj ambientin e të bërit biznes në Kosovë.

Padyshim që komunitetit të biznesit të këtillë ne do t’i jemi gjithmonë pranë, ata që zëvendësojnë  importin  e rrisin eksportin, ata që rrisin punësimin, ata  që hapin linja të reja të prodhimit ne do t’i mbështesim. Këtu nuk do të neglizhojmë Bankën Zhvillimore për kredi të buta dhe afatgjate që të zvogëlohet interesi i kredive dhe të zgjerohen grejs periudhat kur duhet me fillu me i pagu kamatat. Ne gjithashtu zotohemi para juve, është sundimi i ligjit, që mos të detyrohet ekonomia e bardhë të hyjë në konkurrencë me ekonominë e  hirtë”, tha Kurti.

Gjatë vizitës në këtë kompani, Kurti u njoftua nga pronari i këtij biznesi Ejup Ahmeti për vështirësitë me të cilat përballen.

“I kam 2-3 kërkesa që janë bazë për me i dhënë kahje sipërmarrësve. Ne kemi disa problematika siç është TVSH-ja 18%, tjetra t’i jepet rëndësi informalitetit, po përkëdhelen disa të tjerë për të mos na dhënë neve të drejtëve të cilët duam të kontribuojmë për shtet, tjetra problematikë është në doganë. Janë këto tri shtylla që neve do të na e lehtësonin shumë zgjerimin”, tha Ahmeti.

Pas vizitës në këtë kompani ku edhe mbolli një pemë në hapësirat e këtij biznesi,  Albin Kurti u nis drejt qytetit të Shtimes ku po e priste kryetarja e listës “Guxo” Vjosa Osmani, me të cilën marshuan sheshit të këtij  qyteti bashkë me qytetarë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending