Connect with us

Ferizaj

Zjarrfikësit pa kushte elementare për punë

Published

on

 

Brigada Zjarrfikëse në Ferizaj vazhdon të përballet me mungesë të kushteve elementare për punë. Komandati i kësaj Brigade, Halil Osmani, tregon për problemet me të cilat po ballafaqohen çdo ditë.

“Nuk kena uniforma zjarrfikëse, janë të vjetruara u ka skaduar afati që 5 vite  dhe ne shkojmë me ato rroba dhe është rrezik punëtori, nuk kemi gypa të cilët na nevojiten për fikjen e zjarreve, radiolidhjet e komunikimit janë të dobësuara pasi kanë 15 vite dhe janë të shkatërruara dhe nuk funksionojnë, nuk kemi bateri dore, është një shkumë që i thojmë ne e cila e mbulon zjarrin, atë nuk e kemi, janë disa brentaq shpine që janë për zjarre malore i kemi 3 po nuk mjaftojnë, janë disa fshesa metalike që janë shumë të nevojshme për me fikë zjrrin nuk i kemi, nuk kemi aparate të frymëmarrjes mjaftueshëm që janë të nevojshëm për zjarre të brendshme, po ashtu problem kryesor është me punëtorët të cilët dalin në pension, ata nuk janë zëvendësuar asnjëherë, për fat të madh komuna na i ka pranuar disa zjarrfikës sezonal, por shumica nuk kanë përvojë pune, ne i rrezikojmë edhe vetë ata”, tha Osmani.

Osmani, thotë se në vazhdimësi kanë kërkuar që të pajisen me këto mjete, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë.

“Kërkesat tona janë të panumërta, ne duhet patjetër t’i drejtohemi Kuvendit Komunal, Ministria buxhetin thotë se e ka dërgu në Kuvendin Komunal, Kuvendi Komunal mundohet në ato mundësitë e veta, por asnjëherë nuk na i ka plotësuar kushtet të cilat janë shumë domethënëse për njësinë zjarrfikëse dhe kemi problem dhe jemi jashtëzakonisht në kushte të vështira”, tha Osmani.

Mirëpo, ndryshe nga Osmani shprehet drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Ferizajt, Arben Halili.

“Në vazhdimësi të gjitha kërkesat që janë ditore dhe që komuna ka mundësi  me i kry unë jam duke i kryer pa asnjë hezitim, kanë bërë kërkesë për punëtorë ua kemi mundësuar një gjë të tillë, kanë bërë kërkesë për gëlqerosje të objektit e kemi bërë, për çështje tjera më elementare po i kemi kryer,  ndërsa për çështje më madhore kemi problem për shkak të mundësive financiare dhe kufizimeve nga AME, ndërsa për bateri të dorës asnjëherë nuk ka bërë kërkesë, kërkesat ditore të gjitha janë të realizuara, asnjë kërkesë nuk i është kthyer komandantit, ndërsa për tesha profesionale siç ka thënë edhe me dashtë ne si komunë nuk mundemi me ua sigurua”, tha Halili.

Drejtori Halili e pranon se zjarfikësit që kanë dalë në pension nuk janë zëvëndësuar asnjëherë, mirëpo thotë se kjo ka ndodhur ngase qeveria paraprake me konkurs të zjarfikësve ka rehatuar njerëz të vet nëpër institucione tjera.

“Diku janë 5 zjarrfikës që kanë dalë në pension dhe nuk janë zëvendësuar asnjëherë pasi në të kaluarën janë zëvendësuar me staf tjetër në kuadër të sektorëve të tjerë të komunës prandaj është mbyllur lista e pagave,  prandaj ne kemi dërguar punëtorë dhe komandati nuk ka nevojë me u anku për punëtorë, po ashtu  kanë mbajtur trajnim 3 ditë, andaj këta punëtorë që janë aty e kryejnë punën shumë mirë”, tha Halili.

Në Brigadën Zjarrfikëse të Ferizajt aktualisht janë të punësuar 22 zjarrfikës të rregullt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending