Connect with us

Ferizaj

Koloni artistike në shënimin e 20 vjetorit të ”Epopesë së Jezercit”

Published

on

Këta artistë ferizajas u ngjitën sot në fshatin heroik, ku këto ditë po shënohet “Epopeja e lavdishme e Jezercit”. Qëllimi i tyre është shumë human dhe mirënjohës, sepse këta piktorë gjatë ditës  sotme punuan vepra arti me motive lufte, të cilat do t’iu dedikohen figurave të vlerësuara që Organizata e Vetëranëve të Luftës do t’ua dorëzoj për këtë 20 vjetor të “Epopesë së Jezercit”. Edhe ky aktivitetet po zhvillohet në kuadër të agjendës së ngjarjeve që janë planifikuar këtë javë për shënimin e kësaj epopeje.

“Sot artistët janë këtu për të punuar në këtë koloni artistike e cila është përzgjdhur të ndodhë pikërisht në vendin ku edhe është bërë beteja e Jezercit. Besoj se pjesëmrrësit e kësaj kolonie këtu do të kenë më shumë frymëzim dhe do të dalin piktura sa më të mira, në mënyrë që më pas ato të shpërndahen si dhurata për shoqatat e dala nga lufta. Natyrisht që tema e kësaj kolonie artsitike është me motive të luftës së fundit, prandaj edhe jemi këtu”, tha drejtoresha e kulturës Xhemile Murati-Shabani.

Këto aktivitete të “Epopesë së Jezercit” po përcillen nga afër gjithmonë edhe nga drejtues të shoqatave të dala nga lufta. Luan Jahiri nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, tha se punimet e artistëve gjatë tërë ditës do të mund të vizitohen nga qytetarët.

“Ne do të jemi gjatë tërë ditës këtu, do t’i përcjellim grupe grupe që dëshirojnë të vijnë, pastaj në orët e pasditës do të vijnë ish-ushtarë të kësaj ane, por qëllimi është që shikuesit do të qëndrojnë vetëm nga pak, në mënyrë që mos të pengohet puna që këta njohës të artit figurativ do të punojnë në këtë koloni”, tha Luan Jahiri.

E, derisa institucionet lokale dhe shoqatata e dala nga lufta po shënojnë “Epopenë e lavdishme të Jezercit”, pikërisht në këtë vend ku po realizohet kjo koloni artistike, është një gjysmë lapidari, i cili po ashtu i bëri gati 20 vjet e asnjëherë nuk arriti të përfundoj ashtu siç e pati qëllimin. Sido që të jetë, rrugët të cilat të shpien për Jezerec sot ishin kuq e zi, e që  me këta flamuj jepej pak shpresë që Jezerci këto ditë ka atmosferë festive e përkujtimore.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending