Connect with us

Ferizaj

Ratifikohet marrëveshja me MCC, Kosova fiton mbi 200 milionë euro

Published

on

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen që ka nënshkruar Kosova me MCC(Sfidat e Mijëvjeçarit) në fushën e energjisë.

Kjo marrëveshje u ratifikua me 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim shkruan TV TEMA.

Marrëveshja mes Kosovës dhe MCC ka vlerë prej mbi 236 milionë dollarë në sektorin e energjisë. 202 milionë do të sigurohen nga qeveria amerikane.

Qëllimi i ndihmës financiare amerikane është të sigurohet pavarësia e sektorit të energjisë në Kosovë, duke u përqëndruar në ruajtjen e energjisë elektrike për periudha kur nevoja është më e madhe, sidomos në kohë dimri.

Projekti po ashtu ka për qëllim edhe rritjen e burimeve njerëzore, sidomos trajnimi i grave dhe punësimi i tyre në sektorin energjitik të Kosovës, një fushë që kryesisht dominohet nga burrat.

Ferizaj

Valon Aliu dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen e ish-bashkëshortes Erona Cokli

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 24 vjet burgim, Valon Aliun, i cili u shpall fajtor për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Erona Coklit.

Ajo u vra nga i pandehuri Aliu me tre plumba, më 12 prill të vitit 2024, brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se i pandehuri Valon Aliu është gjetur fajtor dhe është dënuar me 22 vite burgim për veprën penale “Vrasje e Rëndë”,  një (1) vit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”  si dhe dy (2) vite për veprën penale kanosja.

Të pandehurit për tri vepra penale, gjykata i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej njëzet e katër (24) vite, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 12 prill 2024.

#

Continue Reading

Ferizaj

Apel për ndihmë për rindërtim të shtëpisë së djegur

Published

on

Skender Maloku nga fshati Kosinë i Ferizajt, bën apel për ndihmë financiare ose materiale për rindërtimin e shtëpisë së tij, e cila tërësisht u kaplua nga zjarri më 31 mars 2026.

Qytetarët dhe bizneset vullnetmirë mund ta kontaktojnë familjen e dëmtuar në numrin e telefonit 044 556 823.

Continue Reading

Ferizaj

Hajnat vjedhin çantën me revole nga një veturë në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vjedhjes me forcë nga një veturë në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se persona të panjohur, me forcë, i kanë dëmtuar xhamin e veturës viktimës dhe nga aty i kanë vjedhur çantën e krahut në të cilën kishte pistoletën me dokumente (librezën dhe lejen e armës me leje përkatëse).

Rasti u raportua të ketë ndodhur të enjten, më 02.04.2026, në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj.

Continue Reading

Trending