Connect with us

Ferizaj

Moti sot dhe nesër

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot dhe nesër do të ketë diell dhe vranësira, transmeton TV TEMA.

IHMK po ashtu shton se në pjesën e dytë të ditës, vende vende parashihen reshje shiu.

Temperaturat minimale do të jenë nga 15-20 gradë Celsius, kurse ato maksimale nga 26-36 gradë Celsius.

Raporti i plotë i IHMK:

Parashikimi i Motit për dy ditë 29-30 korrik 2022!

Gjatë këtyre ditëve do të mbajë mot me diell dhe vranësira, gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihen edhe kushte për reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.

Ferizaj

Shuhet zjarri që shpërtheu në një mobilieri në Ferizaj

Published

on

Mbrëmjen e së mërkurës një mobilieri është përfshirë nga zjarri.

Rasti u raportua të ketë ndodhur rreth orës 21:35 në fshatin Greme të Ferizajt, thuhet në raportin ditor të policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, zjarrfikësit dhe njësitë e KEDS-it.

Zjarrfikësit kanë arritur ta fiknin zjarrin derisa nuk raportohet për të lënduar.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet në person në Ferizaj i dyshuar për dhunë në familje

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari u arrestua të mërkurën dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Ferizaj 26.11.2025 – 12:11 “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Pesë shoferëve u pezullohen patentat në rajonin e Ferizajt

Published

on

Njësitë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ndëshkuar pesë shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik, në Shtime dhe në Ferizaj.

Sipas policisë, më datë 22.11.2025, në rrugën “Adem Jashari” në Shtime, janë ndaluar shoferët:

I.R., 31-vjeçar, i cili me veturën VW Golf është kapur duke lëvizur me 90 km/h në zonën me kufizim 40 km/h. Është ndëshkuar me gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj pezullim të patentë shoferit.

Y.B., 30-vjeçar, i cili me veturën Audi është kapur duke lëvizur me 93 km/h në zonën me kufizim 40 km/h. Është ndëshkuar me 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj pezullim të patentë shoferit.

B.T., 40-vjeçar, i cili me veturën Toyota është kapur duke kryer tejkalim në vijë të plotë dhe është ndëshkuar me 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj pezullim të patentë shoferit.

M.G., 30-vjeçar, i cili me veturën VW Caddy është kapur duke përdorur telefonin gjatë ngasjes. Pas verifikimit, u konstatua se kjo ishte përsëritje e kundërvajtjes dhe u ndëshkua me 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj pezullim të patentë shoferit.

Ndërsa në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, është ndaluar:

H.K., 39-vjeçar, i cili me veturën VW Golf është kapur duke lëvizur me 100 km/h në zonën me kufizim 50 km/h. Është ndëshkuar me 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj pezullim të patentë shoferit.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e komunikacionit.

Continue Reading

Trending