Connect with us

Ferizaj

Drejtori i Policisë për ngjarjet në veri: Janë hapur raste penale, jemi në procedurë të hetimit

Published

on

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se janë në procedurë të hetimeve sa i përket ngjarjes së fundit në veri të vendit.

“Janë hapur raste penale, jemi në procedurë të hetimit, është vetëm një ditë prej kur janë tërheq, është ende herët të flitet sa njerëz janë duke u hetuar, kur i kemi informacionet e sakta do të dalim në publik”, ka thënë ai.

Drejtori i policisë ka folur në një konferencë për media ku ka paraqitur projektin me pajisjet e reja “Parulla Inteligjente”.

Policia e Kosovës do të fillojë implementimin e projektit të patrullave inteligjente, pajisje këto të cilat në mënyrë elektronike do të bëjnë identifikimin e shpejtësisë, kundërvajtjeve në trafik, mjeteve të paregjistruara, mjeteve të vjedhura dhe do të mundësojë identifikimin e personave dhe mjeteve në kërkim.

Sipas policisë, këto pajisje do të mundësojnë shqiptimin e gjobave në mënyrë dixhitale.

Mehmeti ka thënë se automjete me këto pajisje do të ketë në të gjithë vendit, përfshirë autostradat dhe zonat urbane.

“Qytetari i Kosovës ta kuptojë që nga sot në komunikacion do të jetë automjete dhe mjete teknike qe e ndryshojnë qasjen e policisë ndaj kundërvajtësve. Kundërvajtjet janë identifikuar përmes ndalimit deri tash. Në ditët në vijim identifikimi do të bëhet nga pajisjet teknike, sensorët, radarët, kamerat e instaluara në automjet e bëjnë identifikimin. Ndalime do të bëjmë deri kur databazat të konektohen me automjete ndërsa pastaj nuk do të ketë ndalime, gjoba do të bëhet në mënyrë elektronike, ka thënë Mehmeti. /KP/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Brenda një jave konfiskohen 15 motoçikleta në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se brenda periudhës nga 6 – 12 korrik ka shqiptuar 26 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut dhe ka konfiskuar 15 motoçikleta.

Kjo pasi policia ka shtuar kontrollet në qarkullimin dhe drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve.

Shumica e gjobave janë shqiptuar për shkelje të rregullave të komunikacionit, përfshirë drejtimin e motoçikletës pa regjistrim, pa patentë shoferi ose pa helmetë mbrojtëse, si dhe kundërvajtje të tjera.

Gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar edhe 15 motoçikleta/skuterë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Lëndohen tre policë gjatë arrestimit të sulmuesit 16 vjeç në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë arrestimit të të miturit me inicialet P.GJ (16 vjeç),  i dyshuar për therje të dy personave mëngjesin e sotëm në Ferizaj, janë lënduar tre zyrtarë policor ku njëri prej tyre është goditur me thikë në pjesën e qafës.

Sipas policisë, pas kontrollit ë banesën e të dyshuarit dhe më pas në një adresë në fshatin Greme, policia ka arritur ta lokalizojë atë.

“Me të arritur në vendngjarje, i dyshuari ka refuzuar t’u bindet urdhrave policorë, duke mbajtur një thikë në dorë, ka sulmuar zyrtarët policorë me gurë dhe mjete të forta, si dhe është vërsulur ndaj tyre me thikë.

Gjatë ndërhyrjes, nëna e tij ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare.

Në një moment, i dyshuari ka marrë një shishe me benzinë dhe ia ka hedhur vetes mbi trup, duke vazhduar t’i kërcënojë policët me thikë dhe duke mos lejuar afrimin e tyre.

Gjatë përpjekjeve për vënien e tij nën kontroll, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri prej tyre është goditur me thikë në pjesën e qafës.

Pas ndërhyrjes policore, i dyshuari me inicialet P.GJ (16 vjeç) është vënë nën kontroll dhe është arrestuar së bashku me nënën e tij D.GJ (47 vjeçe).

Gjithashtu është sekuestruar edhe thika, e cila dyshohet se është përdorur në sulmin ndaj qytetarëve”, ka njoftuar policia.

Në përditësimin e fundit, thuhet se në sulmin që ndodhi rreth orës 07:53, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj, mbetën të plagosur dy qytetarë, të cilët u dërguan për trajtim mjekësor në Spitalin e Ferizajt.

Njëri nga të plagosurit, I.M.  81 vjeç, ishte therur në fytyrë dhe në gjymtyrë, ndërsa i plagosuri tjetër, një zyrtar i degës së Postës së Kosovës në Ferizaj, pas trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi.

Në njoftimin e Prokurorisë në Ferizaj, i dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në kohëzgjatje prej 24-orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Vrasja në tentativë”.

#

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave me thikë në Ferizaj

Published

on

Është ndaluar një person, i mitur, i dyshuar për rastin e sulmit dhe therjes me thikë të dy personave të tjerë, mëngjesin e sotëm në Ferizaj.

Në njoftimin e Prokurorisë në Ferizaj, i dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në kohëzgjatje prej 24-orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Vrasja në tentativë”.

“Rasti ka ndodhur sot, më datën 10.07.2026, rreth orës 07:53, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj, ku, sipas informatave fillestare, dyshohet se i mituri ka sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) dy persona të tjerë” , njoftoi Prokuroria.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.

Sipas informacioneve të fundit, njëri nga të plagosurit, I.M  81 vjeç, ka pësuar therje të rëndë në fytyrë dhe në gjymtyrë, ndërkaq i plagosuri tjetër, një zyrtar i degës së Postës së Kosovës në Ferizaj, pas trajtimit mjekësor në Emergjencën e Spitalit është liruar për në shtëpi.

#

Continue Reading

Trending