Connect with us

Botë

Lija e majmunëve – SHBA shpall gjendje emergjente shëndetësore

Published

on

Qeveria amerikane shpalli gjendjen e emergjencës shëndetësore për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me linë e majmunëve.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë rastet kanë arritur në 6.600 në SHBA në dy muajt e fundit. Sekretari i shërbimeve shëndetësire, Xavier Becerra deklaroi më 4 gusht se ky vendim pritet që të bëjë të mundur lëvrimin e fondeve shtesë dhe të sigurojë mjetet e nevojshme për të luftuar sëmundjen.

Becerra deklaroi se Shtetet e Bashkuara “janë të gatshme ta çojnë në një nivel tjetër kundërpërgjigjen ndaj virusit dhe i bëjnë thirrje popullit amerikan që ta marrë seriozisht linë e majmunëve.”

Sipas të dhënave të publikuara më 4 gusht, numri i rasteve ka arritur në 6.600 në SHBA dhe shumica e tyre janë regjistruar në meshkuj që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj të tjerë. Ndryshe nga periudha kur COVID-19 u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019-të, për linë e majmunëve ekzistojnë vaksina dhe trajtime të disponueshme.

Vendimi i qeverisë amerikane vjen dy javë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli linë e majmunëve “një emergjencë globale të shëndetit publik”, niveli më i lartë i alarmit. OBSH-ja tha më 23 korrik se lija e majmunëve, e cila ka ekzistuar në disa rajone të Afrikës për dekada, është përhapur me shpejtësi përreth globit që nga muaji maj, duke prekur mijëra persona në më shumë se 70 shtete.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Botë

Izraeli thotë se ka vrarë zyrtarë të lartë të inteligjencës iraniane

Published

on

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se kanë vrarë zëvendësministrin e inteligjencës së Iranit për çështjet e Izraelit, Sayed Yahya Hamidi.

Jalal Pour Hossein, udhëheqës i divizionit të spiunazhit në Ministrinë e Inteligjencës, u vra gjithashtu, së bashku me “zyrtarë të tjerë të regjimit”, thuhet në njoftim.

Detaje se si, kur ose ku u vranë nuk jepen.

Por, shtohet se selia e Ministrisë së Inteligjencës në Teheran u godit “pak kohë më parë”.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

Gjysmëhëna e Kuqe: Më shumë se 550 persona të vrarë në Iran

Published

on

Organizata iraniane Gjysmëhëna e Kuqe njoftoi të hënën se 555 persona janë vrarë në sulmet e përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

Sipas raportit të saj, 131 qytete janë përfshirë nga sulmet që nga dita e parë e tyre më 28 shkurt.

Gjysmëhëna e Kuqe shtoi se operacionet e shpëtimit, ndihmës, transportit dhe shërbimeve mjekësore janë duke vazhduar.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

Irani refuzon negociatat me SHBA-në, ndërsa Trump paralajmëron hakmarrje të fuqishme

Published

on

Kryetari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, tha se Teherani “nuk do të negociojë” me Uashingtonin.

Ai i bëri komentet disa orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se do të vazhdojë t’i ndëshkojë “terroristët” me “forcën e plotë” të ushtrisë amerikane.

Në një postim në rrjetin X, Larijani shkroi:

“Ne nuk do të negociojmë me Shtetet e Bashkuara. Sot, kombi iranian po mbron veten”.

Të dielën, në një video gjashtëminutëshe që postoi në platformën e tij Truth Social, Trump tha se lufta kundër Iranit mund të zgjasë katër javë, megjithëse u duk se e la derën hapur për bisedime të mëtejshme me udhëheqësit mbijetues në Teheran.

“Në 36 orët e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre po kryejnë Operacionin Tërbimi Epik – një nga ofensivat ushtarake më të mëdha, më komplekse dhe më dërrmuese që bota ka parë ndonjëherë”, tha Trump.

Ai shtoi se operacionet luftarake në Iran “po vazhdojnë me forcë të plotë” dhe “do të vazhdojnë derisa të arrihen të gjitha objektivat tona”.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending