Në i ri i moshës 19 vjeçare ka ndërruar jetë në Ferizaj pak pas mesnate.
Në rrugën Sali Çeku, dyshohet se i riu është hedhur nga kati i nëntë i banesës, përcjell TV TEMA.
19 vjeçari ishte shtetas i huaj dhe ndërroi jetë duke marrë trajtim në QKUK.
Zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli tregon se është njoftuar edhe Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Sundimin e Ligjit, për vdekjen e shtetasit të huaj.
Raporti i plotë i Policisë:
Sot, rreth orës 00:35 të mëngjesit, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se një person, shtetas i huaj me inicialet B.G i moshës 19 vjeçar në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, ka rënë nga kati i IX- të i një ndërtese.
I njëjti për ndihmë mjekësore është dërguar në Emergjencën e Ferizajt e më pas për tretman të mëtututjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK-Prishtinë, ku nga atje jemi njoftuar se ka ndërruar jetë!
Policia e rendit i ka marr veprimet e nevojshme dhe në rast janë kyçur hetuesit dhe krimteknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve.
Janë kontaktuar edhe familjarët e viktimës, ku sipas tyre dyshohet sa ai është hedhur nga kati i IX-të i ndërtesës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili i ka autorizuar hetuesit rajonal që ti marrin të gjitha veprimet hetimore dhe trupi i pajetë ështê dërguar nê Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi. Po ashtu është njoftuar edhe ILEC-u për vdekjen e shtetasit të huaj. Rasti është cilësuar ” Vetvrasje”