Connect with us

Ferizaj

Ferizaj të martën dhe të mërkurën mbetet pa rrymë – Pjesët e qytetit ku do të ketë ndërprerje

Published

on

Në Ferizaj do të ketë ndërprerje të rrymës të martën dhe të mërkurës, raporton TV TEMA.

Sipas njoftimit të KEDS-it, të martën rrymë nuk do të ketë nga ora 10:00 deri në orën 15:00 dhe e mërkura do të jetë njësoj me pesë orë mungesë të rrymës elektrike.

Ndalja e rrymës dallon për nga pjesët ku do të ketë ndalje, teksa të dy këto ndërprerje të rrymës si arsyetim kanë punimet e domosdoshme për siguri të sistemit.

Ndërprerja e rrymës të martën:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Jezerci  (kodi: 40042003) prej orës  10:00 deri 15:00

Vendet: rrugët: Elbasanit, Gjergj Fishta, Muharrem Shemsedini (një pjesë), Murat Murati (një pjesë), Naim Beka, Prekazit, Sefedin Firza (një pjesë), Xhevat Sojeva (një pjesë), Zef Jubani (një pjesë);  fshatrat: Balaj, Jezerc, Manastirc, Neredime dhe Neredime e Naltë dhe e Ulët.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave të thyera me të rejat – ndërrimi i përçusve dhe izolatorëve.

Ndërprerja e rrymës të mërkurën:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga  TS 110/35/10 kV Ferizaj 1 (Bibaj) do të ndërprehet TR3:

NS 110/10kV Ferizaj 1 pa tension mbesin daljet 10kV nga ora 11:00 deri në ora 15:00.

Vendet: rrugët: Adrian Krasniqi, Agim Bajrami (një pjesë), Aleksandër Gjaovani (një pjesë), Ali Hadri (një pjesë), Avni Rrustemi, Dërvish Shaqa, Trepçës, Elhami Hasani, Fan Noli, Fshati Vjetër (magjistralja Kaçanik), Gursel e Bajram Sylejmanit, Hasan Prishtina, Hasan Remniku, Iljaz Kodra, Isref Begolli, Kalabrisë (një pjesë), Kemajl Etemi (1 konsumator), lagjja e Qiraxhive  (një pjesë), Magj. Ferizaj-Kaçanik, Magjistralja Ferizaj-Prishtinë, Migjeni, Milihat Ajeti, Mujadin Aliu  (një pjesë), Muskim Mulliqi  (një pjesë), Oso Kuka, Petar Koqiq, Rexhep Bislimi, Qiragji, Softaj, Tefik Idrizi, Tetovës, Tomas Mandela, Varosh, Vezir Jashari, Zenjullah Zejna, ardania, Haki Braha (1 konsumator), Mirosalë, Mirosalë lagjja Bytyqi, Dedaj dhe te Shkolla, Rexhep Bislimi (1 konsumatorë), Afrim Zhitija, Agim Bajrami, Ahmet Kaçiku, Astrit Bytyqi, At Nikë Prela (një pjesë), Avdyl Dura, Aziz Kelmendi, Bekim Osmani, Dem Ahmeti (2 konsumatorë), Dimitrije Tucoviq, e Janinës (një pjesë), e Kërçovës (një pjesë), e Pashtrikut (një pjesë), e Tiran(një pjesë), e Pejës (një pjesë), Ejup Rexhepi, Enver Hadri (2 konsumatorë), Fan Noli, Fazli Obrazhda, Fehmi Agani, Ferat Sojeva, Filip Shiroka, Gjon Sereqi, Gursel e Bajram Sylejmani, Haki Stërmilli (2 konsumatorë), Halim Spahiu, Halit Bajrami, Hasan Prishtina, Hysen Tërpeza, Ibrahim Crnilla, Idriz Ajeti, Ilir Konushevci, Ismet Jashari, Josip Rela, Kadri Halimi, Kemajl Hetemi, Krujës, Lasgush Poradeci, Magjistralja Ferizaj-Prishtinë (një pjesë), Mejdi Gjaferi, Metush Krasniqi, Mithat Frashëri (një pjesë), Mumin Shkodra (një pjesë), Mustaf Bakija (një pjesë), Pandeli Sotiri, Petar Koqiq (një pjesë), Prenk Gjergji, Qemajl Ilazi, Qazim Llugazhiu (një pjesë), Raif Halimi (2 konsumatorë), Ramadan Sylejmani, Remzi Hoha, Rexhep Bislim, Ramadan Salihu, Sami Frashëri (një pjesë), Shaban Polluzha, Shaban Vata, Shefqet Musarai (një pjesë), Shen Jeronimi, Thimi Mitko, Vëllezrit Xhaki (një pjesë), Vëllezërit Jashari (një pjesë), Vëllezrit Gërvalla (një pjesë) dhe Xhon Sereqi (një pjesë), 8 Nëntori, 3 Prillli (2 konsumatorë), 7 Marsi, Avdullah Musliu, Abdylselam Ahmeti (një pjesë), Adem Gllavica, Afrim Zhitija, Agim Ramadani, Ali Asllani, Ali Ivaja (një pjesë), Ali Shefik Spahiu (një pjesë), Anastas Athanasi, Anton Çetta (një pjesë), Apollonia (një pjesë), Arsim Zeqiri (një pjesë), Asdreni, Astrit Suli (një pjesë), Azem Bejta, Bajram Curri, Bajram Kelmendi (një pjesë), Besim Qarri (një pjesë),  Bjeshkët e Nemuna (një pjesë), Çajupi (një pjesë), Çerqiz Topulli (një pjesë), De Radës (një pjesë), e Korçës (një pjesë), e Pejës (një pjesë), e Tiranës (një pjesë), Edmond Hoxha (një pjesë), Emin Duraku (një pjesë), Enver Hadri (një pjesë), Faik Konica (një pjesë), Fatmir Kërçeli, Fatmir Ratkoceri, Fazli Grajqevci, Fazli Sojeva, Fehmi Lladrovci, Ganimete Tërbeshi, Gazmend Zajmi, Gëzim Sahiti, Hajriz Muhadini, Haki Braha (një pjesë), Hasan Prishtina, Hysni Kajtazi, Idriz Maliqi (një pjesë), Kadri Zeka, Kongresi i Lushnjës (një pjesë), e Korçës (një pjesë), Kuvendi i Ferizajt, e Pejës (një pjesë), Lidhja e Prizrenit, Luan Haradinaj, Lulzim Guta (një pjesë), Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, Marije Kraja (një pjesë), Mesha Selimoviq, Mihail Grameno (një pjesë), Mithat Frashëri (një pjesë), Motrat Qirazi (një pjesë), Mujë Krasniqi (një pjesë), Njazi Azemi (një pjesë), Nora Kelmendi, Nuhi Berisha (një pjesë), Qamil Osmani, Ramadan Isufi (një pjesë), Rexhep Bislimi, Regjep Mala, Rexhep Demiri (një pjesë), Rugova, Sali Shabani, Sefë Kosharja, Shefki Zariqi, Sinan Sahiti (një pjesë), Sterjo Spase (një pjesë), Tajar Hatipi, Vëllëzrit Gërvalla, Zahir Neziri, Xhefer Deva (një pjesë), Tahir Meha (një pjesë), Zejnullah Zejna (një pjesë) dhe Zenun Beqa; fshatrat: Bibaj, Sojevë, Tankasiq dhe Zllatar, Fshati i Vjetër, Gërlicë, Komogllavë, Magjistralja Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Magjistralja Prishtinë-Ferizaj (1 konsumator) dhe Varosh, Poslishtë, Sazli, Muhader, Talinoc i Muhaxherëve, Talinoc i Jerlive (një pjesë), Mirosallë dhe Rahovicë.

Arsyeja: Mirëmbajtja preventive e nënstacionit.

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending