Connect with us

Botë

Kosovarët si zviceranët – Popujt më nervoz dhe më pak nervoz në Europë

Published

on

Sipas një publikimi të Landgeist.com bazuar në të dhënat e “Gallup” kosovarët dalin të jenë nervoz vetë 13%, njësoj si zviceranët, belgët, lituanezët dhe italianët.

Në renditjen e popujve më nervozë, Kosova me 13 % qëndron shumë më mirë se vendet e rajonit, pasi në këtë listë prinë Maqedonia e Veriut me 26% të popullit nervoz, pastaj Serbia e Bosnja me 22%, Shqipëria me 20% kurse për Malin e Zi nuk ka të dhëna.

Megjithatë, askush në Europë nuk mund t’i afrohet Turqisë për nervozizëm. Turqit janë në masën më të madhe të nervozuar e frustruar me 42%.

E Finlanda me Estoninë kanë popujt më të qetë, me vetëm 5 dhe 6 për qind nervozë, 5% finalandezët dhe respektivisht 6% estonezët.

Anketa ka nxjerrur të dhëna se sa përqind e njerëzve përjetojnë nervozë të madhe gjatë një dite.

Harta e plotë:

Botë

Një tërmet prej 6.1 ballësh godet Stambollin

Published

on

Tre tërmete lëkundën Stambollin mesditën e sotme, duke shkaktuar panik në mesin e miliona banorëve dhe vizitorëve të shumtë.

Tërmeti i parë me magnitudë 3.0 shkallë të Rihterit goditi bregdetin e rrethit Silivri në orën 12:13.

I dyti dhe më i fuqishmi, me magnitudë 6.1 ballë ka goditur të njëjtën zonë në orën 12:49, teksa tërmeti i tretë me magnitudë 4.9 ballë  ka goditur në orën 12:51 lagjen Buyukcekmece të Stambollit.

Autoritetet turke nuk raportuan për dëme materiale apo në njerëz, porse kanë urdhëruar qytetarët të mos kthehen në banesat e tyre dhe të qëndrojnë në parqe e zona të hapura deri në njoftimin e radhës.

Continue Reading

Botë

Rrahje, përplasje dhe tym në Kuvendin e Serbisë

Published

on

Kuvendi i Serbisë ndërpreu punimet e seancës së sotme pas përplasjeve fizike, rrahjeve, hedhjes së gazit lotsjellës dhe bombave me tym nga ana e deputetëve opozitarë, kundërshtarë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Deri te kjo erdhi pasi deputetët e koalicionit qeverisës miratuan rendin e ditës, të cilin opozita e kundërshtoi.

Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryetarit, aktivizuan bomba me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”.

Partitë opozitare kishin paralajmëruar se s’do të jenë pjesë e punimeve të Kuvendit, përderisa studentët e qytetarët janë duke protestuar vazhdimisht në kërkim të drejtësisë për vdekjen e 15 personave në nëntor nga rrëzimi i strehës së një stacioni hekurudhor në Novi-Sad.

Continue Reading

Botë

Holandezi Rutte merr detyrën e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s

Published

on

Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka marrë sot detyrën e Sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s.  Me një ceremoni solemne në selinë e aleancës në Bruksel, Rutte ka filluar mandati i ri në të cilin e zëvendëson Jens Stoltenbergun pas mandatit 10 vjeçar të tij në krye të kësaj aleance më të madhe ushtarake në botë.

Në konferencën e parë për media si sekretar i NATO-s, si prioritete kryesore Rutte përmendi forcimin e aleancës në reagimin kundrejt sfidave dhe rreziqeve të përbashkëta, ndihma për Ukrainën dhe përballja me sfidat globale.

Sipas tij, rol kyç për aleancën veri-atlantike ka edhe bashkëpunimi me vendet anëtare të BE-së dhe SHBA-të si në forcimin e brendshëm ashtu edhe për mbështetjen e Ukrainës.

Mark Rutte deri në marrjen e detyrës së re, shërbeu si kryeministër i Holandës në periudhën 2010 -2024.

Continue Reading

Trending