Connect with us

Kosovë

Ministria e Financave fton përfituesit e skemave pensionale të lajmërohen në Departamentin e Pensioneve

Published

on

Ministria e Financave ka rikujtuar përfituesit e skemave pensionale bazike dhe kontributive se kanë afat të paraqiten në objektet e Departamentit të Pensioneve deri më 12.08.2022.

Kjo ftesë bëhet që këta përfitues të verifikohen, përcjell TV TEMA.

Në njoftim thuhet se kush nuk është i lajmëruar brenda 6 muajve të fundit të këtij viti do të pezullohet nga pagesa sipas procedurave ligjore.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Financave:

Rikujtim lidhur me paraqitjen fizike për përfituesit e skemave pensionale

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive se afati i paraqitjes fizike në objektet e Departament të Pensioneve apo i vizitës mobile nga zyrtarët e këtij Departamenti (për personat me probleme shëndetësore) do të përfundojë me datë 12.08.2022 ⏳.

Andaj, ftojmë të gjithë përfituesit e këtyre skemave të kryejnë këtë obligim ligjor dhe të bëhet verifikimi i tyre. Përndryshe, çdo përfitues që nuk e kryen këtë obligim ligjor dhe nuk është i lajmëruar brenda 6 muajve të fundit të këtij viti pranë Departamentit të Pensioneve, do të pezullohet nga pagesa sipas procedurave ligjore!

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Intervistohen katër persona për rastin e trupit të groposur në Baicë të Lipjanit

Published

on

Katër persona janë intervistuar lidhur me rastin  e trupit të pajetë që u gjet i groposur në fshatin Baicë të LIpjanit.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se identiteti i viktimës ende nuk dihet.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur të hënën i varrosur në një arë.

“Fshati Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) është i freskët.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë. Momentalisht nuk dihet identiteti i tij. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Kosovë

Zvogëlohet koha e pritjeve në pikat kufitare me Serbinë

Published

on

Në përditësimin e orës 15:23,  të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se është reduktuar koha e pritjes për kalim në të gjitha pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, derisa në ato me vendet tjera fqinje, ka mbetur e njëjtë.

Pritja e veturave në hyrje, në pikën kufitare Muçibabë zgjat mesatarisht 25 minuta, tek Dheu i bardhë, në Jarinjë dhe në Bërnjak pritjet janë nga 10 minuta,  kurse në të gjitha pikat tjera kufitare pritja në të dyja drejtimet është prej 3 deri në 5 minuta.

Continue Reading

Kosovë

Rritet koha e pritjeve në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Published

on

Në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se është rritur koha e pritjes në dy pika kufitare drejt Serbisë.

Kështu,  në pikë kalimin kufitar të Dheut të Bardhë, pritjet për të hyrë në vend janë deri në 40 minuta, derisa për të dalë nga Kosova pritet rreth 1 orë.

Në Muçibabë po pritet deri në gjysmë ore për të hyrë në Kosovë.

Në të gjitha pikat tjera kufitare me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë apo Shqipërinë pritjet janë prej 3 deri në maksimum 10 minuta.

Continue Reading

Trending