Connect with us

Kosovë

Ish i dashuri i tregon revolen dhe kërkon t’i kontrollojë telefonin ish të dashurës, kërkohet nga Policia

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se të martën rreth orës 08:10 një femër kosovare ka raportuar se ish i dashuri i saj ka kërkuar t’ia kontrollojë telefonin, derisa i ka ekspozuar një revole që e kishte në brez.

Policia tregon se në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një pushkë gjuetie dhe tre fishekë por jo edhe i dyshuari, rasti po hetohet.

Raporti i plotë i Policisë:

SHTRËNGIM

Shtime 09.08.2022 – 08:10. Viktima femër kosovare, ka raportuar se ish i dashuri i saj, i dyshuari mashkull  kosovar ia ka kërkuar telefonin e saj për ta kontrolluar dhe se gjatë asaj kohe i dyshuari ka ekspozuar një revole të cilën e ka pasur në brez. Me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe tre fishekë. I dyshuari nuk është hasur. Rasti vazhdon të hetohet.

Kosovë

SBASHK-u fton anëtarësinë të mos nënshkruajnë kontratën e ndryshuar të punës

Published

on

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK) ka ftuar anëtarësinë që të mos nënshkruajnë versionin e ri të Kontratës së punës.

Sipas SBAShK-ut, ky version ka shumë të meta dhe është i dëmshëm për punëtorët e arsimit ngase cenon të drejtat e fituara e po ashtu nuk specifikon normën javore mësimore prej 20 orë dhe nuk është specifikuar as pjesa e orëve të tjera që janë për përgatitje për mësim dhe për veprimtari të tjera arsimore.

“Kohëve të fundit po qarkullon një version i ri i Kontratës së punës për sektorin e arsimit. Ky version është kopje e keqe e një versioni të Kontratës së punës, është shumë më i dëmshëm dhe shumë më i keq se sa Kontrata ekzistuese e punës, që e kanë punëtorët arsimor. Ky version, që po qarkullon, bie në kundërshtim edhe me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, nr. 10/2015 për Kontratën e Punës për Mësimdhënës të Arsimit Parauniversitar. Ky version i shpërndarë ka shumë të meta dhe është i dëmshëm për punëtorët e arsimit ngase cenon të drejtat e fituara e po ashtu nuk specifikon normën javore mësimore prej 20 orë dhe nuk është specifikuar as pjesa e orëve të tjera që janë për përgatitje për mësim dhe për veprimtari të tjera arsimore.

SBASHK-u i drejtohet anëtarësisë, që kanë Kontrata pune në kohë të pacaktuar, me apelin që të mos e nënshkruajnë versionin e ri të Kontratës së punës, ngase ata kanë Kontrata të punës në kohë të pacaktuar dhe nuk ju duhet gjë një Kontratë e re, e cila në vend që të shtojë ndonjë të drejtë, krijon mëdyshje , mjegull dhe ka tendencë të mohimit të të drejtave legjitime e të fituara me kohë. SBASHK-u i drejtohet publikisht punëdhënësve që ta tërheqin nga qarkullimi këtë version të ri dhe të takohen me SBASHK-un dhe nëse është nevoja, të përgatitim versionin e ri të Kontratës së punës, nëse do të shtojmë edhe ndonjë të drejtë të punëtorëve arsimor e nëse jo, atëherë ata kanë Kontratë pune në kohë të pacaktuar dhe nuk ju duhet diçka më e keqe nga kjo që e kanë”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Kosovë

Policia konfiskon armë e municione në Zveçan

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të armatimit në pjesën veriore, që dyshohet të ketë mbetur aty, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Në operacionin e sotëm që u zhvillua në Zveçan, te ura e hekurt, në pjesën e Rudarës, policia ka gjetur depon me armë e municione, bomba, radiolidhje dhe uniforma të Policisë së Kosovës.

Në konferencën e jashtëzakonshme për media të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, u bë e ditur se informacionet për këto armë u siguruan nga qytetarët dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sipas Hoxhës, në këtë operacion janë sekuestruar 1,555 fishekë, 10 armë të gjata, 62 “shok-bomba”, radio-lidhje, një jelek anti-plumb, një palë dylbi, 8 karikatorë të mbushur, 10 uniforma të Policisë së Kosovës e pajisje të tjera.

Kreu i Policisë tha se tashmë është ndaluar një person, ish-zyrtar i Policisë së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në këtë rast, pasi armët e konfiskuara janë gjetur në afërsi të shtëpisë së tij.

Continue Reading

Kosovë

Arrestohet pasi i dërgoi mesazhe ofenduese dhe seksuale një gruaje

Published

on

Një grua në Shtime ka njoftuar policinë se në rrjete sociale kishte pranuar disa mesazhe ofenduese dhe seksuale nga një burrë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar më 13 maj 2024 dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Trending