Connect with us

Ferizaj

Edi Rama: Pa kosovarët kemi pasur 1.4 milionë turistë të huaj

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot për numrin në rritje të turistëve të huaj në bregdetin shqiptar.

Ai tha se kishin një turizëm të brendshëm dhe një industri turistike që mbahej në këmbë vetëm nga siç i quajti ai, motrat dhe vëllezërit nga Kosova.

“Jo më larg sesa sot, unë i kam marrë shifrat e këtij viti që flasin më qartë se çdo fjalim për vizitorët e huaj duke përjashtuar vizitorët nga Kosova që tanimë hyjnë të paregjistruar pasi tanimë kemi hapur kufirin që nga 1 qershori dhe hyrja nga Kosova është si hyrja nga Shkodra për në Vlorë”, është shprehur Rama, njofton KK.

Tutje, ai tha se numri i turistëve të huaj në Shqipëri ka kaluar milionëshin, duke thënë se në korrik kanë pasur 1.1 milionë turistë, ndërsa tani i kanë 1.4 milionë pasaporta të huaja, duke mos përfshirë ato të Kosovës.

Pra, në qershor kemi pasur 604 mijë, përshirë edhe turistët nga Kosova, sot kemi 876 mijë turistë të huaj, pasaporta të huaja, as të Shqipërisë e as të Kosovës, pra 45% qershori”, është shprehur Rama.

Këto deklarata Rama i bëri gjatë nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, midis “Eagle Hills Real Estate Development” përfaqësuar nga investitori Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”, për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”, portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës, një investim prej 2 miliardë dollarësh që u vlerësua se do të ketë impakt të jashtëzakonshëm në ekonominë e vendit

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Plagoset me armë zjarri një person në Ferizaj

Published

on

Një person ka mbetur i plagosur në Ferizaj, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një person, i cili është në arrati.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën mbrëma, më 21.12.2025, rreth orës 23:43.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tre gëzhoja, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.  

I dyshuari që është në arrati është i njohur për organet e rendit dhe po kërkohet nga njësitë policore.

Prokurori i rastit ka urdhëruar fillimin e hetimeve për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen tre të dyshuar për hajni në disa markete të Ferizajt

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar tre persona nën dyshimet se kanë kryer vjedhje në disa markete të Ferizajt.

Bëhet fjalë për katër raste të ndara vjedhjeje dhe atë në një shitore në rrugën “Brahim Ademi”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Rexhep Bislimi”, si dhe në një shitore në fshatin Koshare.

Sipas policisë, pas një pune intensive hetimore në terren dhe analizimit të video-incizimeve, njësia e hetimeve në Ferizaj ka arritur të identifikojë dhe arrestojë kryesit e dyshuar të këtyre veprave penale. Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar  B.R. (61 vjeç), B.V. (44 vjeç) dhe K.R. (35 vjeç).

Vlera e produkteve të vjedhura është rreth 2,000 euro.

“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se të njëjtit kanë përdorur një veturë Audi A3 me targa vendore dhe se kanë vepruar në data të ndryshme gjatë muajit nëntor 2025 në territorin e Ferizajt. Po ashtu, ekzistojnë dyshime të bazuara se të dyshuarit mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjeje, për të cilat hetimet janë duke vazhduar.

Pas intervistimit nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

#

Continue Reading

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Trending