Connect with us

Kosovë

Vrasja për 20 euro borxh – 24 vjet e 10 muaj burgim

Published

on

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues me 24 vjet e 10 muaj burgim ndaj të akuzuarit S.A.

Gjykata ka konstatuar se autori ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.

Sipas Prokurorisë Themelore të Prizrenit, viktima dyshohet se është vrarë nga shoku i tij për një borxh prej 20 eurove, më 26 janar të 2020, në një lokal të fshatit Maqitevë të Suharekës.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari shkon te kamioneta e tij e markës VW, e merr pushkën gjysmë automatike të tipit AK-47, kalibri 7.62mm dhe në prezencë të dëshmitarit Liman Aliu, i cili përpiqet ta pengojë të akuzuarin Agron Krasniqin dhe mysafirëve tjerë që kishin dalë jashtë lokalit, e në një distancë të shkurtë shkrep në drejtim të tani të ndjerit, i cili qëndronte i ndalur me një bisht të sëpatës në dorë dhe e godet fillimisht në fytyrë, duke e bërë të rrëzohet në tokë, i akuzuari vazhdon deri sa i ndjeri ishte i rrëzuar e godet edhe disa herë, me ç ‘rast i shkakton 8 (tetë) plagë në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, të cilat aty për aty kanë qenë vdekjeprurëse”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

– DËNIM UNIK me BURGIM në kohëzgjatje prej 24 vitesh e 10 muaj

Në arsyetimin të shkurtër, pas shpallje së aktgjykimit, Kryetarja e Trupit Gjykues ka njoftuar se deri tek vendimi i shpallur, trupi gjykues ka ardhur pas analizimit të të gjitha provave materiale, deklaratave të dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes dhe nga deklarata e të akuzuarit, nga të gjitha këto është vërtetuar në tërësi ngjarja e ndodhur në momentin kritik.

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi

Kosovë

Propozimi i Konjufcës për mandatar nxitë reagimin e disa partive parlamentare 

Published

on

Vendimi i sotëm i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje për të propozuar Glauk Konjufcën për mandatar të Qeverisë ka nxitur reagimin e disa partive parlamentare.

Kështu, Partia Demokratike e Kosovës  e cilësoi propozimin e Konjufcës si “humbje kohe” dhe “zvarritje të panevojshme”, pasi sipas PDK-së, as ky propozim për mandatar nuk e ka shumicën shqiptare në Kuvend.

“Aktualisht, zgjidhja e vetme e drejtë dhe demokratike janë zgjedhjet e reja të parakohshme, që do t’i kthejnë sovranit, qytetarit të Republikës së Kosovës, të drejtën për të vendosur drejtimin e ardhshëm të vendit dhe për t’i dhënë legjitimitet institucioneve të reja”,tha PDK-ja përmes një kumtese për media.

#

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, propozimin e cilësoi si “shfaqje teatrale”  e cila është në kundërshtim me vullnetin e partive shqiptare.

“Dua të besoj se presidentja e Republikës, do të respektojë vullnetin e shumicës shqiptare, para mbledhjeve propaganduese të partive me mandatarë plot por pa shumicë parlamentare. Ky vullnet i është deponuar Presidentes javën që shkoj, haptazi dhe qartë”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

#

Kurse, kryetari i i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se presidentja nuk ka mandat që ta mandatojë askënd për formimin e qeverisë pa dëshminë se kandidati i nominuar e ka shumicën e nevojshme.

“Shumica e nevojshme dëshmohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve. Në çdo situatë tjetër presidentja bën shkelje të rëndë kushtetuese. Kandidatura e dytë nga VV për qeveri është veç përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike. Kjo farsë duhet të marrë fund menjëherë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, shkroi Haradinaj në Facebook.

#

Tani, mbetet të shihet nëse presidentja Vjosa Osmani do ta mandatojë Konjufcën për krijimin e Qeverisë apo do t’i shpallë zgjedhjet e reja parlamentare.

Continue Reading

Kosovë

Glauk Konjufca propozohet mandatar për kryeministër

Published

on

Glauk Konjufca është propozuar mandatar të Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Konjufca u propozua nga Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në mbështetje të këtij propozimi, Kurti tha se po ia japin edhe një mundësi  vendit që të mos shkojë në dy palë zgjedhje brenda 4 muajve. Ai shtoi se me këtë propozim me Glaukun do t’i ndryshojnë pozitat në qeveri. Glauku kryeministër kurse ai do të jetë zëvendës kryeministër i parë dhe ministër i punëve të jashtme.  

Continue Reading

Kosovë

Policia: Xhandarmëria serbe dyshohet se ka plagosur dhe rrëmbyer një serb në Leposaviq

Published

on

Policia e Kosovës tha se më 1 nëntor ka pranuar informacion se në zonën e Leposaviqit, një shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, nga xhandarmëria serbe.

“Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës [siç quhet pika zero -0-], në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar”, tha Policia e Kosovës përmes një njoftimi më 3 nëntor.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar më shumë informacione nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, për këtë rast dhe është në pritje të përgjigjes.

Policia tha se viktima, i identifikuar me inicialet M.V., sipas dëshmitarëve është dërguar me një autoambulancë në drejtim të qytetit të Nishit në Serbi.

Policia tha se ka intervistuar dëshmitarët okularë dhe përmes tyre ka siguruar informacionet se “persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën, të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë”.

Rasti, sipas njoftimit, është iniciuar në organet e drejtësisë në Kosovë.

Leposaviqi është një nga katër komunat në veri të Kosovës, ku shumica e popullatës janë serbë.

Kjo komunë gjendet në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, është reaguesi i tretë i sigurisë në vend, pas Policisë dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX.

KFOR-i, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet e Kosovës akuzojnë xhandarmërinë serbe se hyn në territorin e shtetit. Në mars të vitit 2012, dy policë të Kosovës ishin arrestuar në fshatin Dumnicë të Podujevës. Pas 48 orësh ata ishin liruar.

Ndërkaq, më 2023 tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës ishin arrestuar.

Sipas autoriteteve në Beograd, ata u kapën më shumë se një kilometër thellë në territorin serb, ndërsa zyrtarët në Prishtinë thanë se ata u rrëmbyen në Kosovë, gjatë një patrullimi kufitar.

Edhe banorët e fshatit Karaçevë në Komunën e Kamenicës – pjesa lindore e Kosovës – që nga përfundimi i luftës kanë reaguar vazhdimisht për, siç kanë thënë, futjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending