Connect with us

Kosovë

Vuçiqi thotë se po niset drejt Brukselit për të folur për Asociacionin

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk ka koment për njoftimin e djeshëm të Bashkimit Evropian, që ka shprehur shqetësimin për  “rritje të retorikës nxitëse mes zyrtarëve të Beogradit dhe Prishtinës”.

Sa i përket reagimit të BE-së, nuk kam asnjë koment, kjo është më e mira”, tha ai.

Kreu i shtetit serb shtoi se do të shkojë në Bruksel për siç tha “të ruajtur paqen dhe stabilitetin sepse, siç thotë ai, “ky është qëllimi ynë i vetëm”.

Vuçiq deklaroi se nuk e di se çfarë të presë sa i përket temave të diskutimit në Bruksel, por se janë të gatshëm të bisedojnë për gjithçka.

“Ne nuk kemi problem me temat, duam të flasim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, por jo të flasim duke na thënë se ne mund të blejmë ngjitësa dhe t’i vendosim futbollistët në albume dhe të prodhojmë ambalazhe për çamçakëz dhe se dikush na thotë se Asociacioni duhet të jetë në në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, atëherë ne nuk kemi nevojë për Asociacion, atëherë çdo qytetar mund të themelojë një Asociacion të tillë në baza ditore”.

“Kuptohej që këto kompetenca do të ishin shumë më të mëdha dhe më të gjera dhe për këtë arsye ne negociuam”, shtoi Vuçiq, raporton Kosovo Online, transmeton KK.

Ai shtoi se ata nuk janë të interesuar për Kushtetutën e Serbisë dhe siç tha “e pse ne të interesohemi për Kushtetutën e tyre”.

Ne e kemi të qartë se çfarë është negociuar dhe si është negociuar dhe se po ecim përpara në atë drejtim”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka theksuar se nuk dëshiron të komentojë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe politikën e brendshme të Kosovës.

Unë nuk jam si ata që merren me të gjitha çështjet e mundshme, dhe situata me rrymën është e vështirë, shpresoj që ata të mos kenë nevojë të fikin rrymën, nuk e dua këtë për ta, kjo do të ishte keq për ta dhe për ne, për të gjithë njerëzit që jetojnë”, shtoi presidenti serb./KK

Kosovë

Ish-ministri Endrit Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-ministrin Endrit Shala me dy vjet burg për konflikt interesi.

Shala akuzohej se derisa ishte ministër i Tregtisë dhe Industrisë nga Nisma në qeverinë e PAN-it, i kishte bërë favor baxhanakut të tij, Valdet Teneqja, duke i mundësuar kompanisë së tij  N.SH. “Euro Inspekt” përfitim të kundërligjshëm të mbi 730 mijë eurove,  në rastin kur kjo kompani ishte emëruar si trup inspektues për vlerësimin e konformitetit të karburanteve të naftës në Kosovë.

Fillimisht, Shala ishte akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, por trupi gjykues i kryesuar nga Violeta Namani, tha se nuk ka gjetur prova për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, por për konflikt interesi.

“Ka nënshkruar, përkatësisht miratuar Vendimin për emërim 01. Ref. Nr.36, më 30.05.2019, me të cilin Operatori Ekonomik (OE), me emrin tregtar: N.SH. ‘Euro Inspekt’ dhe emrin e biznesit: Valdet S. Teneqja është emëruar si trupë inspektuese për vlerësimin e konformitetit të karburanteve të lëngëta të naftës në Kosovë, me të cilin veprim i ka mundësuar atij dhe biznesit në pronësi të tij realizim të interesit financiar, përkatësisht të dobisë pasurore. Si rrjedhojë e këtij Vendimi të kundërligjshëm, në lartësi 732,642.28 euro.” – thuhet në dosjen e Prokurorisë për aktakuzën ndaj Endrit Shalës.

Continue Reading

Kosovë

Pagesa 100€ për punëtorët privat ekzekutohen të hënën

Published

on

Ministri në detyrë i financave, Hekuran Murati ka njoftuar se pagesa prej 100 € për punëtorët e sektorit privat do të ekzekutohen të hënën, kurse pagesa për studentët që kanë aplikuar, do të ekzekutohen sapo të pranohen konfirmimet përkatëse nga institucionet e arsimit të lartë.

Përmes një postimi në facebook, Murati bëri të ditur se “që në fillim të kësaj jave, komisionet vlerësuese kanë filluar punën për shqyrtimin e aplikimeve për dy masat e mbetura nga Pakoja për Përballje me Inflacion 2.0, konkretisht mbështetjen për punëtorët e sektorit privat dhe studentët.

Puna e komisionit për masën e sektorit privat është drejt përfundimit, dhe ekzekutimi i pagesave pritet të bëhet në fillim të javës që vjen, pra të hënën.

Kurse komisioni për masën e studentëve do ta përfundojë punën sapo të ketë marrë konfirmimet përkatëse nga institucionet e arsimit të lartë, për studentët që kanë aplikuar. Edhe për këtë do t’ju njoftojmë me kohë sapo listat për pagesa të jenë gati për ekzekutim”, ka shkruar Murati në Facebook.

Continue Reading

Kosovë

Gjykata Supreme shfuqizon pjesërisht udhëzimin për xhamat e errët

Published

on

Gjykata Supreme e Kosovës ka shfuqizuar pjesërisht dispozitat e Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme që rregullon përdorimin e xhamave të errët në automjete, duke konstatuar se disa nga kufizimet e vendosura nuk kishin bazë ligjore.

Gjykata ka aprovuar pjesërisht padinë e iniciuar nga Organizata Joqeveritare “Marakli t’Kerreve” dhe Instituti “Tri Pika – Sport, Sociale, Ekonomi”, të cilët kishin kërkuar shqyrtimin e ligjshmërisë së nenit 7 të Udhëzimit Administrativ (MPB) Nr. 12/2024, që kishte të bënte me ndalimin e vendosjes së materialeve të errësuara apo xhamat e errësuar në automjete.

Në aktgjykim shpallen të paligjshëm dhe shfuqizohet paragrafi 1, 3 dhe 4 i nenit 7 të këtij udhëzimi administrativ.  

Paragrafi 1 lejonte xhamat e errët vetëm për automjetet që i kishin të instaluara nga prodhuesi, ndërsa paragrafi 3 ndalonte në mënyrë të përgjithshme vendosjen e folieve errësuese në xhamat e automjeteve.

Gjithashtu është shfuqizuar edhe paragrafi 4 i këtij neni, i cili i jepte Ministrit të Punëve të Brendshme kompetencën për të lejuar përjashtime nga ndalimi.

Gjykata ka lënë në fuqi vetëm paragrafin 2 të nenit 7, pasi ai ka karakter teknik dhe administrativ, duke rregulluar vetëm evidentimin e xhamave të errët në dokumentacionin e regjistrimit të automjetit, pa vendosur kufizime që bien ndesh me ligjin.

Në arsyetim të aktgjykimit, Gjykata vlerësoi se dispozitat e shfuqizuara krijonin kufizime të reja që nuk burojnë nga ligji, duke theksuar e organet administrative mund të nxjerrin akte nënligjore vetëm për të zbatuar dhe konkretizuar ligjin, por jo për të krijuar kufizime të reja që nuk mbështeten në autorizim të qartë ligjor.

Continue Reading

Trending