Connect with us

Ferizaj

Vazhdojnë investimet infrastrukturore në Ferizaj

Published

on

Moti i mirë ka bërë që rrugët shkatërruara të qytetit të asfaltohen me intensitet më të lartë para të reshurave. Sot në zonën urbane të Ferizajt nisi asfaltimi i rrugës së Reçakut, njëra nga më të frekuentuarat. Ky investim që po realizohet me buxhet të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, u vlerësua si një projekt tejet i rëndësishëm për komunën e Ferizajt. Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, tha se këtu nuk po bëhet vetëm asfaltimi, por edhe e gjithë infrastruktura tjetër përcjellëse.

“Është një ristrukturim i tërësishëm i kësaj rruge që përfshin një pjesë kanalizim fekal dhe atmosferik dhe pjesa tjetër është ajo që përfshin ristrukturim të rrugës që do të shtrohet me dy shtresa asfalti dhe po ashtu edhe trotuari dhe shtegu për biçiklistë. Pra, kemi tërhequr vëmendjen në këtë pjesë sepse e llogarisim një pjesë tepër të rëndësishme të qytetit për faktin që është një zonë e qetë ku qytetarët do të kenë siguri, por edhe shteg të biçiklistëve”, tha Aliu.

Infrastruktura e rrugës së Reçakut e gjatë rreth 1 kilometërshe po kushton rreth 150 mijë euro.

Gjatë ditës së sotme u asfaltua edhe një tjetër rrugë më e shkurtër në qytetin e Ferizajt. Është kjo rruga “Rexhep Mala” e cila u tha se do të krijoj një lidhje të  re me rrugën “Astrit Bytyqi”.

E, para se komuna të marrë vendim për asfaltimin e kësaj rruge, kërkesa drejtuar kryetarit të komunës ishte më ndryshe se herave të tjera. Këtu rolin kryesor për këtë investim u tha se e luajtën gratë e lagjes, të cilat ditë më parë kishin shkuar në komunë për të kërkuar me këmbëngulje këtë projekt që u mungonte prej kohësh.

“Po e  çoj një meshavinë qatje ku janë tubue, sepse jemi gëzu shumë që rrugën naj kanë shtru. Jena gëzu shumë se këtu u bajke lloç e nanat kanë vujtë shumë për fëmijët e tyre”, tha plaka Hysnije Riza.

Përveç kësaj, gratë e rruges “Rexhep Mala” ishin kujdesur që të parin e komunës ta presin edhe me bakllava.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending