Connect with us

Ferizaj

Për një javë arrestohen 67 persona që kërkoheshin nga Gjykatat

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt për një javë ka arrestuar 67 persona që kishin urdhëresa nga Gjykatat.

Sipas njoftimit personat e arrestuar kishin kryer vepra të ndryshme penale, përcjell TV TEMA.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Realizimi i urdhëresave të gjykatës gjatë javës

Policia Rajonale e Ferizajt ka vazhduar me aktivitetet e saja, sipas planit operativ, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore.

Në kuadër të këtij aktiviteti, gjatë javës që shkoi nga data 15-21/gusht/2022 janë realizuar 67 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Ferizaj

Raportohet i zhdukur një person nga fshati Prelez i Jerlive në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar rasti për zhdukjen e një personi nga fshati Prelez i Jerlive në Ferizaj.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia që nga data 03.05.2024 dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Në raportin 24 orësh, policia ka konfirmuar se është iniciuar hetimi për rastin si person i zhdukur.

Continue Reading

Ferizaj

Zhduket një 30 vjeçare nga Ferizaj, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj

Published

on

Mëngjesin e sotëm është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj.

 Lajmi u bë i ditur nga familjarët të cilët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.

“Vajza është 30 vjeçare, ka të veshur pizhame të bardha me lule jorgovan. Banon në rrugën “Ramadan Ferizi” në Ferizaj. Emri i sajë është Shkurte Ramadani. Ka dal nga shtëpia sot rreth orës 8:30 dhe nuk po mundemi ta gjejmë. Ajo vuan nga depresioni. Rastin e kemi lajmëruar edhe në polici por ende nuk ka asnjë shenjë nga ajo.

Lusim të gjithë ata që rastësisht mund ta shohin të na lajmëroi në telefonin 044 667 964 ose stacionin më të afërt të policisë” ka njoftuar motra e të zhdukurës.

Continue Reading

Ferizaj

Apel për ndihmë financiare për shërim të Diellza Osmanit nga Ferizaj

Published

on

 Diellza Osmani,  22 vjeç nga Ferizaj, absolvente e Dizajnit Grafik ka nevojë për ndihmë financiare për shërim jashtë vendit.

Ajo është diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: TTP HUS suspect, AKI Acute Kidney Injury AKIN 3 dhe Heomdialysis factae est.

Mjekët kanë rekomanduar trajtimin urgjent mjekësor në Turqi, andaj për shërimin e saj duhen 150 mijë euro.

Kontributin tuaj mund ta bëni në llogarinë bankare:

TEB Bank

2013000096784794

(Blerta Osmani,  motra e Diellzës)

Continue Reading

Trending