Connect with us

Ferizaj

Aktori Rexhep Mitrovica pjesë e Festivalit të Teatrove

Published

on

Rexhep Mitrovica, aktori i njohur nga Franca me origjinë nga Kosova do të jetë pjesë e Edicionit të 48-të të Festivalit mbarëkombëtar të Teatrit që mbahen këtë muaj në qytetin e Ferizajt, i cili nis më 21 tetor 2018. Së bashku me Mitrovicën  në Ferizaj do të jetë edhe aktori tjetër i njohur kosovar që jeton në Francë, Arben Bajraktaraj. Të dy janë pjesë e shfaqjes  “Le Pont” inskenuar në Francë sipas romanit “Ura me tri harqe’’ të Ismail Kadaresë, në regji të Simon Pitaqaj.

“Kam pas rastin të vizitoj regjionin dhe është kënaqësi me qenë këtu dhe shpresoj se do të ndaheni sa më të kënaqur me prezantimin që do të bëjmë dhe ta respektojmë sa më shumë kontratën e ndërsjellë që kemi bërë. Është një veçanti speciale me veprën, sepse kam rastin të luaj një vepër e cila rezonon në këtë ambient, në këtë regjion, sidomos tematika lidhet mjaftë shumë më vendin dhe regjionin. Është një vepër që ka mesazh shumë universal,  kjo tregon edhe rëndësinë primare që  e ka Kadareja si shkrimtar dhe përveç kësaj jam me fat që kam pas rastin të takoj një adaptim të tillë në frëngjisht që e cilësoj të veçantë, pasi krejt kjo është një kombinim mes vendit dhe veprës dhe veçanërisht adaptimit modern të kësaj vepre”, tha aktori Rexhep Mitrovica.

Për edicionin e 48-të të Festivalit të Teatrove tashmë janë përzgjedhur edhe shfaqjet konkurruese. Regjisori Besim Ugzmajli, tha se janë munduar të bëjnë përzgjedhjen më të mirë të produksioneve.

“Ne kemi provuar të sjellim disa risi në festival, mirëpo pa e humbur traditën dhe mënyrën se si është organizuar për 48 vite ky festival. Veçantitë e këtij programi të sivjetëm janë katër tekste shqiptare që vijnë duke përfshi tekstin e adaptuar të Simonit të shkrimtarit Kadare, pastaj është një tekst i Ag Apollonit, duke vazhduar me një tekst tjetër të Kushtrim Bekteshit dhe në fund teksti nga Mehmet Kraja. Sivjet programi ynë ka një konsiderim të veçantë për të sjellur dramat shqipe në Ferizaj, por duke mos lënë anash edhe tekstet tjera të dëshmuara të autorëve botëror, ne kemi përzgjedhur pothuajse produksionet më të mira mbarë-shqiptare që janë prodhuar këtë vit”, tha Ugzmajli.

Aktori Rexhep Mitrovica, është pritur sot në takim nga kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, i sekuestrohen drogë, para dhe armë

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.

Në raportin 24 orësh, policia tha se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me peshë 1.75 gram kokainë, një epruvetë me kokainë me peshë rreth 10.68 gram si dhe 6155 euro para të gatshme.

“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram,  një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet mes tjerash në raport..

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda javës së kaluar policia në Ferizaj shqiptoi 1567 gjoba dhe pezulloi 21 patentë shoferë

Published

on

Gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.567 gjoba për kundërvajtje në trafik si dhe ka pezulluar 21 patenta për shoferët që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë regjistruar gjithsej 35 aksidente. Në 12 prej tyre kanë mbetur të lënduar 15 persona, ndërsa 23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale

Sipas statistikave të publikuara, vetëm gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 6,914 shoferë për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet rritje prej 45.3%.

Continue Reading

Trending