Connect with us

Ferizaj

Kapen duke luajtur bixhoz në Jezerc, arrestohen 9 persona

Published

on

Në orët e para të së enjtes në Jezerc të Ferizajt, Policia ka hasur në nëntë persona duke luajtur bixhoz.

Personat ishin duke luajtur në një vilë, përcjell TV TEMA.

Si dëshmi janë gjetur 301 çipa që konvertohen në para dhe dy palë letra, të gjitha këto u konfiskuan.

Policia të gjithë personat i ka shoqëruar në stacion policor kurse ndaj personi P.V, 51 vjeçar është inicuar rast penal, kurse të gjithë u liruan në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë i Policisë:

Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Sot, në ora 00:05 të mëngjesit, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në një vilë në fshatin Jezerc të Ferizajt, dyshohej se disa persona ishin duke zhvilluar aktivitete joligjore, duke luajtur bixhoz.

Njësitet reaguese të  stacionit policor në Ferizaj, kanë reaguar menjëherë dhe janë nisur në drejtim të këtij lokacioni, ku kanë hasur nëntë (9) persona duke luajtur bixhoz.

Me këtë rast, policia i ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, duke bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur një pako me 301 çipa që konvertohen në shuma të caktuara të parave dhe 2 palë letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat janë konfiskuar.

Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është inicuar rast penal ndaj personit me inicialet P.V (M/K) i moshës 51 vjeçar për veprën ‘’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ dhe të gjithë personat janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.

izaj,jez

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqipton 240 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Published

on

Policia Rajonale në Ferizaj ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit është raportuar një aksident trafiku ku si pasojë u lëndua një person. Gjatë këtij harku kohor njësitet e trafikut kanë  shqiptuar gjithsej 240 gjoba për kundërvajtje.

Më së shumti janë shqiptuar gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 74 sosh dhe 48 të tjera për mosrespektim të shenjave të komunikacionit.

Po ashtu, si rezultat i shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut, policia ka konfiskuar  1 automjet, 4 skuterë/motoçikleta dhe 4 patentë shoferë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen dy persona në Ferizaj për sulm dhe therje me thikë

Published

on

Dy persona janë arrestuar nga policia në Ferizaj nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë një burrë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në mesditën e së martës.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajrje derisa rasti po hetohet si lëndim i lehtë trupor.

Ferizaj 23.06.2026 – 12:15.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur me dokumente dhe 160 €

Published

on

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 €  të cilat i ka dorëzuar në polici. Portofoli ishte gjetur të enjten (18.06.2026), rreth orës 18:00.

Më pas në stacion është paraqitur edhe pronari i portofolit, të cilit i janë kthyer dokumentet dhe paratë.

“Më 18.06.2026, rreth orës 18:00, qytetari F.Abazi (34 vjeç), nga Ferizaji, ka treguar një shembull të lartë të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën “Gjergj Fishta” në Ferizaj.

Menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj.

Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.A. (24 vjeç) nga Shtimja, i cili kishte humbur portofolin. Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, pronarit të ligjshëm i janë kthyer portofoli, dokumentet personale dhe shuma prej 160 eurosh”, ka njoftuar Policia e Kosovës në Facebook.

Continue Reading

Trending