Connect with us

Ferizaj

Fshati Varosh mbetet pa ujë të pijes, paraqitet problem me energjinë elektrike

Published

on

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifrukacioni” njofton se në fshatin Varosh të Ferizajt, Stacioni i Pompimit është në defekt nga energjia elektrike.

Për shkak të kësaj anomalie, “Bifrukacioni” thotë se banorët e kësaj zone do të mbesin pa furnizim me ujë të pijes, përcjell TV TEMA.

Sipas njoftimit, furnizimi me ujë do të rikthehet kur të rregullohet defekti nga KEDS-i.

Njoftimi i plotë i “Bifurkacionit”:

Njoftim

KRU “Bifurkacioni” njofton konsumatorët e fshatit Varosh se në Stacionin e Pompimit është paraqitur një defekti me energjinë elektrike.

Si pasojë e këtij defekti banorë e kësaj zone do të mbesin pa furnizim me ujë të pijes.

Me rastin e rregullimit të defektit nga ekipet e KEDS do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

KRU “Bifurkacioni” SH.A

Datë: 30.08.2022

Ferizaj

Arrestohet një person për kanosje me thikë

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person të dyshuar për tentim të sulmit me thikë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 10:10.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte tentuar ti sulmoj dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare.

Nga i dyshuari është sekuestruar mjeti i mprehtë thikë. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes” ka njoftuar policia.

Continue Reading

Ferizaj

Hapet restoranti “ODA Grill House” në Pleshinë të Ferizajt

Published

on

Në Pleshinë të Ferizajt ka hapur dyert restoranti “ODA Grill House”, një hapësirë e re gastronomike që sjell kombinimin e ushqimit tradicional me një ambient të ngrohtë dhe unik për vizitorët.

“ODA Grill House” ofron menu me specialitete tradicionale, duke synuar të krijojë një përvojë të veçantë për familjet, miqtë dhe të gjithë ata që preferojnë kuzhinën vendore.

Ambienti i brendshëm i restorantit është dizajnuar në mënyrë funksionale dhe komode, duke e bërë të përshtatshëm si për manifestime familjare ashtu edhe për takime shoqërore.

Lokacioni i restorantit “ODA Grill House” është në fshatin Pleshinë, 5 km larg Ferizajt.

*Artikull i sponsorizuar

#

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending