Connect with us

Ferizaj

22 tetorin e vitit 2017, Migjeni e kujton si ditën kur triumfoi kanalizimi e jo inovacioni

Published

on

“Dita kur nuk triumfoi inovacioni, por kanalizimi”.  Me këtë fjali të publikuar në rrjetin social facebook, ish-asamblisti i Kuvendit të Ferizaj dhe veterani i UÇK-së Bashkim Fazliu-Migjeni, e ka kujtuar 22 tetorin e vitit të kalur, ditën kur u mbajtën zgjedhjet lokale në Ferizaj. Ai tha se për gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë fajtorë janë vetë qytetarët.

 “Duke parë faktin që edhe një vit pas nuk kanë lëvziur shumë gjërat dhe nuk pritet me lëviz, por opinoni e ka ditur që motoja e fushatës sime është e bazuar kryesisht në inovacion dhe e kam pasur termin mentaliteti i inovacionit apo kanalizimit dhe pa e ofenduar askënd e kam pasur cilësimin tek qasja ndaj punës, konceptit se a je për progres ku është bota e përparuar apo je me disa punë që merren edhe afrikanët. Tash mua më vjen keq për qytetarët tanë që kanë humbur shumë edhe vazhdojnë të humbasin shumë me këtë mentalitet që kanë”, theksoi ai.

Fazliu, tha se qytetarëve të Kosovës u duhet edhe një dekadë për të ndryshuar tërësinë e pikëpamjeve politike.

 “Në tërë Kosovën edhe në nivel qëndror edhe lokal dominon mentaliteti i kanalizimit dhe me një mentalitet të tillë ne nuk mund të integrohemi në BE, edhe pse tash kanë fillu me përmend inovacionin, por duhet me ditë kush është ekspert i fushës. Në bazë të analizës sime duhet të shkoj të paktën edhe një dekadë për me u emancipu  niveli i qytetarëve tanë”, tha Fazliu.

Kryetari i Nismës Qytetare për Ferizajn, Bashkim Fazliu-Migjeni, në mandatin e kaluar ishte anëtar i Kuvendit Komunal, si dhe partia e tij ishte në bashkëqeverisje me LDK-në dhe AAK-në. Mirëpo në zgjedhjet e fundit, NQF nuk arriti të fitoj asnjë ulëse në Kuvendin Komunal.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending