Connect with us

Ferizaj

Ankohet “Pastërtia”: Qytetarët po hudhin bërllokun në trotuare e jo në kontejnerë

Published

on

Kompania Regjonale e Mbeturinave “Pastërtia” përmes një postimi në facebook u ankua se qytetarët po hedhin mbeturinat në trotuare e jo në vendet e caktuara.

Sipas fotografive që ka publikuar kjo kompani, shihen kontejnerët gjysmë zbrazur dhe vendi për-rreth  kafazit me bërllok, përcjell TV TEMA.

Kjo kompani kërkon nga Inspektorati e Policia të japin gjoba të mëdha për ndotësit.

Po ashtu, kërkohet nga qytetarët që mbetjet inerte dhe të vëllimshme të dërgohen në deponinë në Llojza.

Postimi i plotë i “Pastërtisë:

Kontejnerët gjysmë të zbrazët, ndërsa mbeturina në tokë. Madje edhe jashtë “kafazit”, që ishte ideuar me qëllim të mosshpërndarjes së bërllokut. Megjithatë, ka të tillë që nuk përtojnë të afrohen, e të mos e lëshojnë mbeturinën në kazan, por e gjuajnë edhe në trotuar.

Gjithashtu, kemi njoftuar disa herë që mbetjet inerte dhe ato të vëllimshme, duhet të dërgohen në deponinë përkatëse në Llojza.

Kjo dukuri, nuk ka të ndalur, e do të vazhdojë derisa ne gjithë së bashku nuk i lajmërojmë këto raste në inspektorat e polici, e këta të fundit të shqiptojnë gjoba të mëdha, për këto mbetje që seriozisht rrezikojnë shëndetin, e në këtë rast madje pengojnë edhe qarkullimin e qytetarëve.

Ferizaj

Brenda një jave në rajonin e Ferizajt u regjistruan 63 aksidente në trafik

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se nga data 20 deri më 26 korrik 2026 ka shqiptuar 1699 gjoba të trafikut derisa janë pezulluar edhe 36 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, prej të cilave 25 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 36 persona ndërsa 38 aksidente tjera ishin vetëm me dëme materiale.

Continue Reading

Ferizaj

Kosova paralajmërohet për mot të ashpër me shi, rrufe dhe breshër  

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) kanë lëshuar paralajmërime për reshje intensive, stuhi, breshër dhe erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, por gjatë orëve të pasdites pritet  ndryshim i kushteve atmosferike me vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Temperaturat maksimale parashihen të sillen prej 31°C deri në 33°C.

Ndërkaq,  Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), e cila monitoron motin e ashpër në Evropë, ka lëshuar një alarm të nivelit 3 të rrezikut për Kosovën dhe disa vende të rajonit.

Sipas ESTOFEX, përfshirja e Kosovës në zonën me nivelin 3 të rrezikut nënkupton një potencial të lartë për mot ekstrem, me mundësi për breshër shumë të madh dhe erëra të forta me fuqi shkatërruese.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen katër të dyshuar për kanosjen e një personi në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale në Ferizaj ka arrestuar 4 persona në dyshimet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në njoftim bëhet e ditur se më datën 13.07.2026, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur një ankues, M.B, i cili ka deklaruar se ishte kanosur nga disa persona.

Pas ndërmarrjes së veprimeve operative-hetimore nga njësitet reaguese dhe njësia e hetimeve, janë identifikuar dhe lokalizuar personat e dyshuar në një lokal në Ferizaj, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar katër armë zjarri dhe sasi municioni.

Të dyshuarit: H.TH. ( 50 vjeç), SH.TH. (27 vjeç). E.B. ( 37 vjeç) dhe E.H. (27 vjeç), me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

#

Continue Reading

Trending