Connect with us

Ferizaj

Shtrenjtohet edhe bërlloku

Published

on

Në mbledhjen e tetë të rregullt të Kuvendit Komunal të Ferizajt u vendos që të rriten tarifat për mbledhjen e mbeturinave.

Pas aprovimit të Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Ferizajt, çmimi për mbledhjen e mbeturinave për amvisëri shkon nga 4.65 euro sa është tani në 6.50 euro, derisa për biznese rritja është edhe më e madhe.

Sipas postimit të Komunës së Ferizajt në facebook, për këtë pikë pati shumë diskutim por u aprovua me shumicë votash.

Në këtë mbledhje është diskutuar propozim-vendimi për miratimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave. Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës Arben Halili, para anëtarëve të kuvendit ka thënë se kjo rregullore ka kaluar edhe përmes konsultimit me publikun dhe është kompletuar në mënyrën e duhur. Për këtë pike pati diskutime të shumta, por në fund u aprovua me shumicë votash” thuhet në postimin e Komunës së Ferizajt.

Kjo rregullore ishte diskutuar edhe në Komitetin për Politikë dhe Financa në kuadër të Kuvendit Komunal të Ferizajt:

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Të martën ndërprerje 9-orëshe e rrymës në qendër të Ferizajt dhe disa fshatra

Published

on

KEDS njofton se të martën, për shkak të punimeve në projekte investive, disa zona të Ferizajt do të mbesin pa energji elektrike nga ora 09:00/09:30 deri në 18:00.

Pa energji elektrike do të mbesin:

1. Nga NS Ferizaj III – Dalja J07 Gaçka (09:30 – 18:00)
Greme, Gaçka, Burrnik, Izhanc, Kashtanjeva, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatina dhe bizneset private.
Arsyeja: Energjizimi i linjave të reja.

2. Nga NS Ferizaj II – Dalja J10 Banka 1 (09:00 – 18:00)
MBTS Banka, TS Fatmir Rashani, TS Halil Haxhidema, TS TMK Ndërtesa, TS Koncorzium Komuna (përballë Spitalit).
Arsyeja: Projekte investive, konvertimi i Daljes 2 në 20kV.

3. Nga NS Ferizaj III – Dalja J15 Ylli 1 (09:00 – 18:00)
Rr. 12 Qershori, rr. Dëshmorët e Kombit, pjesë të rr. Ismail Qemajli, Tahir Sinani, Toni Bler, Sheshi Hyre Emini, Hekurudha, Kinemaja re – KEDS, Hoteli (MBTS).
Arsyeja: Projekte investive, konvertimi i Daljes 2 në 20kV.

Continue Reading

Ferizaj

Shuhet zjarri që shpërtheu në një mobilieri në Ferizaj

Published

on

Mbrëmjen e së mërkurës një mobilieri është përfshirë nga zjarri.

Rasti u raportua të ketë ndodhur rreth orës 21:35 në fshatin Greme të Ferizajt, thuhet në raportin ditor të policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, zjarrfikësit dhe njësitë e KEDS-it.

Zjarrfikësit kanë arritur ta fiknin zjarrin derisa nuk raportohet për të lënduar.

Continue Reading

Trending