Connect with us

Ferizaj

Komuna planifikon subvencionimin e bizneseve të vogla dhe të mesme

Published

on

Në dhjetor të këtij viti komuna e Ferizajt do të shpall aplikimin për subvencionimin e bizneseve të vogla dhe të mesme të kësaj komune. Ky projekt me emrin “Fondi i Punësimit”, i cili është njëri ndër premtimet e platformës qeverisëse të kryetarit Agim Aliu, sipas drejtorit të Zhvillimit Ekonomik në Ferizaj Zekir Bytyqit, parasheh që të jap grante për rreth 50 biznese të këtushme. Bytyqi, njoftoi për  procedurat dhe kategoritë e bizneseve që parashihen të subvencionohen me këtë projekt.

“Hiç më larg se sot në mbledhjen e bordit vendosëm që në fund të vitit të shpallim aplikimin për thirrje për grante për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, të cilat  synojmë që zgjerimi i i forcimit të kapacitetit të tyre dhe nxitja e punësimit ku siguron qëndrueshmëri  të jenë aktive në mënyrë që bizneset e tyre të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunës së Ferizajt. Në planet tona kemi paraparë që bizneset duhet të jenë të regjistruara, të jenë aktive, si dhe të punësojnë nga një punëtor më shumë e të cilin duhet ta regjistrojnë në ATK. Parashihet që shuma e subvencionimit për një përfitues të grantit të jetë prej 2 mijë deri në 5 mijë euro, ndërsa kategoria e bizneseve që ka prioritet në këto fonde është ajo që eksporton, janë bizneset prodhuese dhe riprodhuese, por pse jo edhe ato biznese me ide inovative”, tha Zekir Bytyqi.

Përveç këtij lloji të subvencionimit, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për vitin që vjen ka planifikuar edhe një shumë buxhetore për të ndihmuar bizneset artizanale.

“Ai është një tjetër projekt që kemi me i subvencionu bizneset artizanale që tashmë janë të harruara dhe kemi dashur që sado pak t’iu ndihmojmë, pasi që koha dhe konkurrenca sikur i ka shuajtur, prandaj ne përmes granteve që do t’i japim për ta në një mënyrë do t’i motivojmë dhe stimulojmë ata të vazhdojnë të janë aktiv me punën e tyre në këtë komunë”, tha drejtori Bytyqi.

Në buxhetin e vitit 2019 për subvencionimin e bizneseve të vogla dhe mesme, janë paraparë rreth 150 mijë euro, ndërkaq për bizneset artizanale 10 mijë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur me dokumente dhe 160 €

Published

on

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 €  të cilat i ka dorëzuar në polici. Portofoli ishte gjetur të enjten (18.06.2026), rreth orës 18:00.

Më pas në stacion është paraqitur edhe pronari i portofolit, të cilit i janë kthyer dokumentet dhe paratë.

“Më 18.06.2026, rreth orës 18:00, qytetari F.Abazi (34 vjeç), nga Ferizaji, ka treguar një shembull të lartë të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën “Gjergj Fishta” në Ferizaj.

Menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj.

Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.A. (24 vjeç) nga Shtimja, i cili kishte humbur portofolin. Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, pronarit të ligjshëm i janë kthyer portofoli, dokumentet personale dhe shuma prej 160 eurosh”, ka njoftuar Policia e Kosovës në Facebook.

Continue Reading

Ferizaj

Sekuestrohen 60 kg marihuanë dhe arrestohen katër të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona pasi zbuloi dhe sekuestroi rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Kjo sasi e narkotikëve u sekuestrua pas një aksioni në dy lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Babush të Ferizajt.

Aksioni i policisë u realizua në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore.

Të arrestuarve, një (1) shtetas i Republikës së Kosovës, dy (2) shtetas të Republikës së Serbisë dhe një (1) shtetas i Republikës së Shqipërisë, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe dy (2) vetura, dhe një (1) kamion.

Continue Reading

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Trending