Connect with us

Ferizaj

15 vjeçarja Leonita Salihu dhuron flokët për të prekurat nga kanceri

Published

on

Në kuadër të shumë aktiviteteve që e gjithë bota shënon në muajin tetor për luftën kundër kancerit të gjirit, një gjest human e bëri edhe gjimnazistja ferizajase Leonita Salihu. Kjo nxënëse e klasës së dhjetë, flokët e saja të gjata i shkurtoi pa ndonjë hamendje, për t’i dhuruar për ndonjë grua të prekur nga sëmundja e kancerit. Leonita thotë se këtë sakrificë të vogël po e bën në shenjë sensibilizimi, meqë rastet e shpeshta që po ndodhin e kanë prekur në masë të madhe.

“Normal edhe unë si shumica e vajzave i kam në qejf flokët e gjata dhe i kam pasur deri nën supe, por rastet që më kanë prekur desha që edhe unë nga vetja të jap diçka dhe të bëhem sado pak humaniste, kështu që sot flokët e mia që i kam prerë nëna do t’i dhuroj në ndonjë shoqatë që merret me aktivitete për luftën kundër kancerit në mënyrë që pastaj ato të dhurohen për ndonjë të sëmurë nga kanceri për t’i shfrytëzuar ato”, tha Leonita.

Leonita tregoi edhe për pritjen që i kanë bërë dje në klasë nxënësit dhe mësimdhënësit , kur e panë që ajo kishte ndryshuar aq shumë.

“Dje në orën e parë kemi pasur gjuhë shqipe dhe me të hyrë në klasë profesoresha më ka vërejtur dhe më tha çfarë ka ndodhur, kur unë i tregova asaj dhe nxënësve për qëllimin pse i kam prerë flokët të gjithë u emocionuan, ndërsa profesoresha më përqafoi fortë dhe bëm një foto.  Unë definitivisht u ndjeva edhe më shumë krenare për faktin se si u prita nga klasa”, tha ajo.

Për veprën që bëri Leonita vlerësim të lartë dhanë edhe mësimdhënësit. Hysnije Mustafa-Shamolli, thotë se ndihet e lumtur që ligjëratat e herëpashershme që zhvillojnë mësimdhënësit e gjimnazit për jetën dhe shoqërinë, po ndikojnë pozitivisht në edukimin dhe informimin e drejtë të nxënësve, madje edhe për diçka kaq të shenjtë.

“Leonita është një prej nxënësve të shkëlqyer dhe ne jemi të lumtur që ajo është pjesë e gjimnazit. Ne kemi pasur shumë herë debate të ndryshme rreth jetës me Leoniten dhe nuk është që nuk e kemi pritur që ajo ka kaq guxim. Thjesht dje si hyra në klasë e vura re dhe e pyeta, Leonitë ku i ke flokët, duke menduar me vete se këtë gjest ajo e ka bërë thjesht për të ndjekur modën. Kur ajo na tregoi vërtetë u emocionuam të gjithë dhe ndihemi krenarë si shkollë që komuna jonë ka edhe moshatarë të tillë që dinë dhe guxojnë të japin nga vetja diçka për të tjerët”, tha Shamolli.

“Mua më ka pëlqyer shumë gjesti që ka bërë Leonita, për arsye se ka shumë njerëz edhe tek ne që janë diagnostiku me kancer dhe numri i atyre që po bëjnë humanitet për këtë sëmundje po shtohet çdo ditë e më shumë që  neve po na vjen mirë. Prandaj, si klasë e Leonitës ndihemi shumë krenarë pasi që ajo çdo ditë është njeri i mirë dhe human. Unë personalisht kam edhe familjarë të prekur nga kjo sëmundje dhe vepra e Leonitës më gëzon edhe më thellë”, tha nxënësja Aurora Ramadani.

E, kjo klasë të cilën e bëri krenare shoqja e tyre, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, shënuan një aktivitet sportiv në sallën e edukatës fizike bashkë me profesorin e tyre.

Në fund, ata patën një mesazh njëzëri, “Kontribuo për luftën kundër kancerit”.

 

Ndalohet përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me Tv Tema.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending