Connect with us

Kosovë

Lista Serbe thotë se serbët nuk do e dëgjojnë Kurtin: Po planifikohet konfiskimi i automjeteve në veri

Published

on

Lista Serbe ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale në RKS.

Në reagim thuhet se kjo është e destinuar të dështojë.

Synimi i Prishtinës dhe Xhelal Sveçlës për të bindur serbët që vullnetarisht të heqin dorë nga dokumentet dhe targat serbe është i destinuar të dështojë, sepse populli serb në Kosovë nuk do ta dëgjojë kurrë Albin Kurtin, edhe nëse ai ka bërë filma artistikë, por ekskluzivisht presidentin Aleksandar Vuçiq, të cilit i besojmë pa rezerva”, thuhet në reagim.

Lista Serbe pyeti se si siç thonë “ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, po planifikon t’i konfiskojë 9 mijë automjete në veri të Kosovës”.

Gënjeshta brutale se presidenti Vuçiq po i vizaton shënjestrën në ballë dikujt, siç pohon Xhelal Sveçla, është një përpjekje për të mbuluar dështimin e Prishtinës për të zbatuar planin dhe për të hequr tarfat serbe. Mosbesimi ndaj qeverisë në Prishtinë dhe mosbindja e serbëve në veri janë të dukshme dhe asnjë kërcënim, gënjeshtër nga Xhelal Sveçla nuk do ta ndryshojë këtë”.

Megjithatë, ne pyesim se si Sveçla planifikon të konfiskojë 9000 automjete në veri të Kosovës dhe nëse ai është i vetëdijshëm se e drejta për të disponuar pronën private është e pacënueshme“.

Në fund dëshirojmë të shprehim dyshimet tona, dmth se nuk do të habitemi nëse personi i përmendur në komunën e Leposaviqit do ta ndezë vetë zjarrin në nxitjen e dikujt nga Prishtina, i cili është i interesuar që Sveçla t’i japë arsye për të sulmuar presidentin Vuçiq dhe arsyetojnë asnjë përgjigje nga qytetarët për riregjistrimin e automjeteve” – thuhet në reagimin e Listës Serbe./KK

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Osmani shpreson në njohje formale të Kosovës nga Vatikani

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gjatë takimit me Papa Leonin XVI në Vatikan kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit, me shpresën që Selia e Shenjtë “do të marrë së shpejti vendimin e shumëpritur për njohjen formale të Republikës së Kosovës”.

Takimi mes Osmani dhe Papës u zhvillua një ditë më parë. Gjatë qëndrimit në Vatikan e para e shtetit ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Selisë së Shenjtë.

“Kosova mbetet e përkushtuar t’i forcojë marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë dhe ta avancojë miqësinë tonë historike, duke u udhëhequr nga vlerat që na bashkojnë. Në frymën e festës së Krishtlindjes, ndamë dëshirat e përbashkëta për paqe e harmoni në gjithë botën”, tha Osmani përmes një postimi në Facebook.

Ajo e ka ftuar Atin e Shenjtë për vizitë në Kosovë.

Pavarësisht se Vatikani nuk e njeh Kosovën, dy vendet mbajnë raporte mes vete. Në janar të vitit 2024, Kosova ka hapur Misionin e Posaçëm në Vatikan. Ndërkaq, në maj të këtij viti, raportet u thelluan edhe më shumë me emërimin e Luigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën.

Nunc apostolik është përfaqësuesi diplomatik më i lartë i Vatikanit në një shtet të caktuar – ngjashëm me ambasadorët e shteteve të tjera, si dhe përfaqësues i Papës pranë kishës katolike lokale.

Ky vendim, që u mor vetëm 12 ditë pasi Papa Leoni mori drejtimin e Kishës Katolike, u mirëprit nga Ipeshkvia e Kosovës, që e ka si sinjal të mirë për vendin.

Për shkak të mosnjohjes së Kosovës, Vatikani nuk emëron nunc apostolik, por vetëm delegat dhe për herë të parë delegat apostolik Vatikani ka emëruar për Kosovën që nga viti 2011.

Vatikani ka sqaruar më herët misioni i një delegati apostolik “nuk është i një natyre diplomatike, por i përgjigjet kërkesës për të plotësuar në mënyrë adekuate nevojat baritore të besimtarëve katolikë”.

Pse nuk e njeh Vatikani Kosovën?

Sipas diplomatëve, ish-diplomatëve dhe përfaqësuesve kishtarë me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë më herët gjatë këtij viti, çështja e mosnjohjes së Kosovës nga Selia e Shenjtë është çështje e ndërlikuar.

Vehbi Miftari, shef i Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ka një sërë pengesash për njohjen formale.

“Duhet të kemi parasysh se, përtej raporteve politike, dialogu ekumenik, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian dhe dialogu politik Kosovë-Serbi janë po aq të rëndësishëm për Selinë e Shenjtë”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, vikari i Ipeshvisë së Kosovës, Don Shan Zefi, ka deklaruar se Selia e Shenjtë e përcjellë me vëmendje dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Sa më parë që të shihet fundi i tij, aq më parë Selia e Shenjtë do ta njohë Kosovën. Ky është mendimi im personal”, ka thënë ai, duke shtuar se ky proces ka filluar për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, prandaj ndoshta për këtë arsye Vatikani heziton që ta njohë formalisht Kosovës “derisa të shihet qartë se do të arrihet një marrëveshje paqeje ndërmjet dy shteteve”.

Po ashtu, një ndër pengesat kryesore vlerësohet të jetë edhe ekumenizmi, apo dialogu ndërkishtar për pajtim ndërmjet kishave të krishtera: katolike, ortodokse dhe protestante.

Ish-ambasadori i Kosovës në Romë nga viti 2008 deri më 2012, Albert Prenkaj po ashtu ka thënë se dialogu ekumenik është një nga shkaqet që Vatikani nuk e njeh Kosovën. Ai ka treguar se në komunikimet e para mes Vatikanit dhe Kosovës, Selia e Shenjtë kishte deklaruar se njeh vetëm shtetet që janë anëtare të Kombeve të Bashkuara.

“Kosova nuk është anëtare e OKB-së ende. Ndërkaq, Kisha Ortodokse Serbe apo Patrikana e Beogradit është gjithmonë një problem gjatë këtij rrugëtimi. Pra, ne e dimë se çfarë qëndrimi ka Patrikana e Beogradit, por edhe shteti i Serbisë karshi Kosovës”, ka thënë më herët Prenkaj për Radion Evropa e Lirë.

Kosova, që ka shpallur pavarësinë më 2008 nuk është anëtare e OKB-së, teksa Serbia që atëherë vazhdon të mos e njoh pavarësinë e Kosovës dhe sipas Kushtetutës serbe, vendi ende figuron si pjesë e Serbisë.

Kisha Ortodokse Ruse dhe Kisha Ortodokse Serbe kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Në këtë kontekst, Don Shan Zefi shprehu mendimin se Selia e Shenjtë e ka parasysh gjithë politikën botërore dhe mund të ketë rezervat e veta për njohjen e Kosovës si shtet.

Pavarësisht se nuk ka një njohje formale, komunikimet dhe takimet me zyrtarët e lartë në Vatikan mes udhëheqësve të Kosovës dhe Selisë së Shenjtë kanë nisur mbi tre dekada më parë.

Takimin e parë me një papë e kishte zhvilluar udhëheqësi politik i asaj kohe, Ibrahim Rugova, kur u takua me Papa Gjon Palin II në Vatikan në mars të vitit 1993.

Kjo ishte audienca e dytë që Osmani ka zhvilluar me një udhëheqës të Kishës Katolike, pasi në janar të vitit 2023, ajo ishte pritur në audiencë private nga Papa Françesku. Po atë vit, edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kishte zhvilluar një takim me paraardhësin e Papa Leonit.

Që nga shpallja e pavarësisë, sipas të dhënave zyrtare, Kosova njihet nga 120 vende të botës. Shteti i fundit që njohu pavarësinë e Kosovës ishte Siria, njohje që u bë publike në fund të tetorit të këtij viti.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Kosovë

Serbia pezullon hetimet kundër ish-policit kosovar Arbnor Spahiu

Published

on

Prokuroria e Lartë Publike në Suboticë të Serbisë i ka pezulluar hetimet kundër ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili është dyshuar për kryerjen e “vrasjes së rëndë” në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.

Zyra e Prokurorit ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se urdhri për pezullim të hetimeve është lëshuar më 21 nëntor, në mungesë të dëshmive.

Spahiu është arrestuar nga autoritetet serbe më 7 qershor në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë, derisa ai dhe familja e tij kanë qenë duke u kthyer me autobus nga Austria në Kosovë.

Ai ka qëndruar më shumë se pesë muaj në qendër ndalimi në Serbi.

Avokati i tij Arianit Koci ka konfirmuar së voni për Radion Evropa e Lirë se ai është liruar më 21 nëntor dhe është kthyer në Kosovë.

“Spahiu është mbajtur pa nevojë kaq gjatë, sepse siç kam thënë në fillim, nuk ka dëshmi për një akuzë të tillë, sepse ai nuk ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës atë kohë”, ka thënë avokati.

Serbia e ka akuzuar Spahiun për kryerjen e krimit në Banjskë, kur një grup i armatosur serbësh e ka sulmuar Policinë e Kosovës në shtatorin e vitit 2023, duke e vrarë policin kosovar, Afrim Bunjaku.

Policia ka konfirmuar se Spahiu nuk ka qenë pjesëtar i saj në atë kohë.

Millan Radoiçiq – nënkryetar i Listës Serbe në kohën e kryerjes së sulmit – e ka marrë përgjegjësinë për organizim dhe kryerjen e sulmit kundër Policisë së Kosovës në Banjskë.

Pasi është marrë në pyetje në Beograd në tetor të vitit 2023, Radoiçiq është liruar, por me një ndalesë për udhëtim, ndërsa kryeprokurori e ka bërë të ditur vendimin për të ngritur një aktakuzë në fund të vitit 2024.

Pothuajse një vit më vonë, Zyra e Prokurorit në Serbi nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se çfarë e ka bllokuar procesin.

Ndërkohë, gjyqi për tre prej 45 të pandehurve për rastin në Banjskë, po zhvillohet nga autoritetetet në Kosovë.

Ato kërkojnë vazhdimisht dorëzimin e Radoiçiqit për ta gjykuar për kryerjen e sulmit, të cilin Kosova e pati shpallur akt terrorist.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending