Connect with us

Kosovë

Arrestohen tre persona në Shtime, sulmuan fizikisht një tjetër

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt raporton se të mërkurën u arrestuan tre persona në Shtime.

Tre të arrestuarit dyshohet se sulmuan fizikisht viktimën mashkull, përcjell TV TEMA.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje kurse viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Arrestohen tre persona për lëndim trupor në Shtime

Policia e stacionit në Shtime, dje rreth orës 18:50 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Anton Çetta” në Shtime është një rast të lëndimit  trupor, ku një person D. A (M/K) i moshës 25 vjeçar kishte pësuar lëndime trupore nga sulmet fizike, nga tre persona të cilët më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes. I lënduari D.A për ndihmë mjekësore është dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj .

Në lidhje me këtë policia e rendit e më pas edhe hetuesit e stacionit të policisë në Shtime i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet.

Pas një pune hetimore intensive në terren, rreth orës 22:00 hetuesit policor kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar, vendin e ndodhjes së tyre dhe ti arrestojë tre të dyshuarit të përfshirë në këtë rast.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, personat:  N.A (M/K) i moshës 44 vjeçar, A.A (M/K) i moshës 23 vjeçar dhe A.A (M/K) i moshës 21 vjeçar janë në dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim i lehtë trupor”

Kosovë

Arratiset Enver Sekiraqa

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se Enver Sekiraqa është arratisur pasi nuk është gjetur në shtëpi gjatë të premtes dhe të shtunës. Ai duhej të kthehej në paraburgim pasi dy ditë më parë, Gjykata e Apelit vendosi për ndryshimin e  masës së sigurisë ndaj tij.

Bazuar në aktvendimin e pranuar nga Gjykata e Apelit dhe mos gjetjes së Sekiraqës, policia ka ndërmarrë masat e nevojshme për informim dhe ndalim të tij, në të gjitha vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale policore.

Njoftimi i policisë:

“Policia e Kosovës, bazuar në aktvendimin e pranuar të Gjykatës së Apelit, të datës 17.05.2024, për ndryshim të masës së sigurisë së të pandehurit Enver Sekiraqa, sipas procedurave dhe mandatit të saj ligjor i ka dërguar ftesën të njëjtit, mirëpo i njëjti nuk është hasur në vendbanimin e tij në rrugën ‘Vëllezërit Fazliu’ Prishtinë.

Meqë i njëjti nuk është hasur në shtëpi, Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kompetent, ka njoftuar organet e drejtësisë se ftesa zyrtare i është dërguar të pandehurit Sekiraqa, mirëpo i njëjti nuk është hasur në shtëpi.  Po ashtu sot me datën 18.05.2024, për të zbatuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit, ku i dyshuari duhet të dërgohet në paraburgim, zyrtarët policorë e kanë kërkuar të njëjtin, por nuk e kanë hasur në shtëpi.

 Veprimet e mëtejme policore, do të bazohen në procedurat e parapara ligjore, aktvendimin dhe rekomandimet e organeve të drejtësisë. Njëkohësisht Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme për informim dhe ndalim në të gjitha vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale policore, ndaj të pandehurit”.

Continue Reading

Kosovë

Deri më 24 maj regjistrimi i popullatës mund të kryhet vetëm nga stafi i ASK-së

Published

on

Agjencia e Statistikave së Kosovës ka njoftuar se regjistrimi i popullsisë është shtyrë deri më 24 maj 2024.  Në njoftim bëhet e ditur se shtyrja e afatit u mundësua pas  miratimit në Qeveri të propozimit nga ASK-ja bazuar në kërkesën e disa komunave .

“Meqenëse Regjistrimi i Popullsisë në terren, sipas Vendimin të Qeverisë të datës 21 nëntor 2023 ishte deri më 17 Maj 2024, bazuar në kërkesat e disa komunave dhe duke u bazuar në sistemin monitorues që ka ngritur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për ta monitoruar ecurinë e procesit, vlerësuam se mund të ketë individë, ekonomi familjare ose edhe ata që kanë refuzuar (për momentin) dhe kërkuam nga Qeveria një shtyrje të afatit të Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024) deri më 24 Maj 2024 që është aprovuar nga ana e Qeverisë”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

ASK thotë se gjatë kësaj periudhe, regjistrimi do të bëhet në çdo zonë regjistruese (fshat e komunë) të Kosovës dhe do të zhvillohen vetëm nga stafi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Po ashtu ASK bën thirrje për qytetarët që nuk janë regjistruar të kërkojnë të regjistrohen, duke inkurajuar ata që t’i kontaktojnë zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Continue Reading

Kosovë

Shembja e dheut bllokon rrugën Gjakovë-Klinë

Published

on

Rruga Gjakovë-Klinë është bllokuar për qarkullim për shkak të shembjes së dheut.

Sipas Policisë, shembja e dheut në fshatin Volljakë  ka paralizuar qarkullimin në rrugën magjistrale Klinë-Gjakovë që nga ora 1:00 pas mesnatës.

Kompania e kontraktuar për punimet në këtë rrugë është duke u përpjekur të largojë masën e madhe të  dheut të shembur .  

Continue Reading

Trending