Connect with us

Ferizaj

Fillon çarja – Pas Gjakovës edhe Podujeva nuk i bindet SBASHK-ut

Published

on

Pamje e TV Syri Vision

Ndonëse greva e SBASHK-ut hyri në ditën e  23-të, disa shkolla në qytete të ndryshme të vendit kanë vendosur të ndërpresin grevën dhe të fillojnë vitin e ri shkollor.

Në komunën e Gjakovës, mësimi sot është zhvilluar në 5 shkolla fillore, ku në katër prej tyre mësimi ka filluar tërësisht derisa vetëm në një shkollë mësimi nuk filloi i plotë.

Fillimi i vitit shkollor ishte paralajmëruar dje nga drejtoria komunale e arsimit në Gjakovë.

Edhe në Podujevë mësimi ka filluar në të gjitha shkollat fillore kurse përkundër numrit jo të plotë të nxënësve dhe arsimtarëve, mësimi ka filluar pjesërisht edhe në dy shkollat profesionale të këtij qyteti.

Shkollat fillore janë duke punuar me një numër të vogël të mësuesve deri në dy apo tre, si dhe me nga 30 apo 40 nxënës. Ndërsa, arsimtarët nga klasa e gjashtë deri në të nëntën kanë një hezitim në lëndë të caktuara. Në gjimnaz kishte nxënës por asnjë profesor nuk e zhvilloi mësimin, ndërsa në shkollat profesionale ka nxënës më pak por janë deri 10 deri në 11 profesorë që punojnë”, ka thënë Avni Fetahu, Drejtor i Arsimit në Komunën e Podujevës për KK.

Në Ferizaj sot është mbajtur protestë nga nxënësit dhe prindrit e shkollës “Gjon Serreçi” të cilët kërkuan rifillimin e mësimit.

*Fotografia ilustruese është pamje e TV Syri Vision.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, i sekuestrohen drogë, para dhe armë

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.

Në raportin 24 orësh, policia tha se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me peshë 1.75 gram kokainë, një epruvetë me kokainë me peshë rreth 10.68 gram si dhe 6155 euro para të gatshme.

“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram,  një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet mes tjerash në raport..

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda javës së kaluar policia në Ferizaj shqiptoi 1567 gjoba dhe pezulloi 21 patentë shoferë

Published

on

Gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.567 gjoba për kundërvajtje në trafik si dhe ka pezulluar 21 patenta për shoferët që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë regjistruar gjithsej 35 aksidente. Në 12 prej tyre kanë mbetur të lënduar 15 persona, ndërsa 23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale

Sipas statistikave të publikuara, vetëm gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 6,914 shoferë për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet rritje prej 45.3%.

Continue Reading

Trending