Connect with us

Ferizaj

Kishte dhunuar një të mitur që nga viti 2019 – 1 muaj paraburgim për ferizajasin

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit për 1 muaj të pandehurit Z.Z për kryerjen e veprës penale “Dhunimi”.

Në komunikatën e Gjykatës thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri nga muaji mars 2019 deri në muajin korrik 2022 kishte dhunuar seksualisht, me përdorim të forcës dhe pa pëlqimin e saj një të mitur nën 16 vjeç, për të cilën e dinte se ishte e mitur.

Komunikata e plotë për media e Gjykatës:

Ferizaj, 16 shtator 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Z.Z. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri në muajin mars 2019, e në vazhdimësi deri në muajin korrik 2022, në kohë të pacaktuar në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, duke e ditur se e dëmtuara është nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare, me përdorim të forcës dhe pa pëlqimin e saj ka kryer akt seksual.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Ferizaj

Tërhiqet mjeti i dyshuar shpërthyes nga Lybeteni

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me njësitet e specializuara të FSK-së dhe KFOR-it  kanë identifikuar dhe tërhequr një mjet të dyshuar shpërthyes në territorin e Parkut Kombëtar të Lybetenit.

Raportimin dje e kishte bërë të një qytetar i cili ka hasur në mjetin e dyshuar përderisa kishte qenë duke mbledhur boronica.

Luboten, Parku Nacional 27.07.2026 – 12:16.

“ Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke mbledhur fruta-Boronica, në fushë ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë  tërheqjen e mjetit pa incidente”, ka njoftuar Policia.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në rajonin e Ferizajt u regjistruan 63 aksidente në trafik

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se nga data 20 deri më 26 korrik 2026 ka shqiptuar 1699 gjoba të trafikut derisa janë pezulluar edhe 36 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, prej të cilave 25 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 36 persona ndërsa 38 aksidente tjera ishin vetëm me dëme materiale.

Continue Reading

Ferizaj

Kosova paralajmërohet për mot të ashpër me shi, rrufe dhe breshër  

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) kanë lëshuar paralajmërime për reshje intensive, stuhi, breshër dhe erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, por gjatë orëve të pasdites pritet  ndryshim i kushteve atmosferike me vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Temperaturat maksimale parashihen të sillen prej 31°C deri në 33°C.

Ndërkaq,  Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), e cila monitoron motin e ashpër në Evropë, ka lëshuar një alarm të nivelit 3 të rrezikut për Kosovën dhe disa vende të rajonit.

Sipas ESTOFEX, përfshirja e Kosovës në zonën me nivelin 3 të rrezikut nënkupton një potencial të lartë për mot ekstrem, me mundësi për breshër shumë të madh dhe erëra të forta me fuqi shkatërruese.

Continue Reading

Trending