Connect with us

Ferizaj

Mungesa e hapësirës problem për bibliotekën “Sadik Tafarshiku”

Published

on

Objekti i bibliotekës “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj, nuk është i mjaftueshëm për të sistemuar numrin e madh të librave që së fundi ka siguruar ky institucion. Në mungesë të hapësirës, libra të shumtë po qëndrojnë nëpër pako në depot dhe zyrat e kësaj biblioteke. Drejtoresha Tetuta Demiri, thotë se ky shqetësim dita ditës do të bëhet një problem i madh për bibliotekën e qytetit. Ajo theksoi se për herë të parë në historinë  e qytetit pushteti i kaluar kishte ndarë një vlerë rreth 100 mijë euro për blerje të librave.

“Të them të drejtën ardhja e librave të ri po na ballafaqon me sfidën e hapësirës që nuk është e mjaftueshme për bibliotekë, pasi që fondi librar po rritet dhe hapësira nuk është e mjaftueshme, por ne kemi filluar  regjistrimin e librit dhe shohim se sa po arrijmë që t’i renditim në raftet që ekzistojnë në bibliotekë. Deri më tani  në listën e tanishme kanë ardhur mbi 2500 tituj me nga 3 e 4 ekzemplarë, gjë që ne jemi të detyruar që secilin libër ta kemi me nga 5 ekzemplarë në bibliotekë në mënyrë që mos t’a kthejmë duarthatë lexuesin. Po ashtu, një numër të tyre do ta dërgojmë dhe nëpër biblioteka të fshatrave ku funksionojnë, pasi që edhe atje kemi lexues të mjaftueshëm. Ndryshe, librat kanë ardhur prej zhanreve më të ndryshme, do të thotë, përfshihen të gjitha zhanret dhe janë libra që do të na përmbushin edhe neve si staf, por edhe për të gjithë kategoritë e lexuesve”, tha Teuta Demiri.

Derisa drejtues të bibliotekës së qytetit shprehin shqetësim për mungesë të hapësirës në këtë institucion, ata vlerësojnë se një zgjidhje më afatgjate do të ishte ndërtimi i një objekti të ri për këtë bibliotekë.

“Unë kisha bërë thirrje këtu që komuna e Ferizajt apo çdokush që mundet të ndikojë në këtë drejtim dhe që të bëj një projekt të tillë, pasi që është koha e fundit që biblioteka duhet ta ketë një objekt të ri dhe të sistemoj librin dhe t’i afroj lexuesit se kur të është objekti që i ofron të gjitha kushtet atëherë do të kemi edhe një rini më të shëndosh dhe do të vjen ta vizitojë bibliotekën çdo herë, pasi që edhe ambienti ndikon në  përvetësimin e lexuesve“, tha Demiri.

Në bibliotekën “Sadik Tafarshiku” njoftuan se dy vitet e fundit ka pasur blerje më të madhe të librave krahasur me periudhat e mëparshme, mirëpo çuditërisht kjo bibliotekë muajt e fundit të këtij viti ka pasur lexuesit më të paktë në historinë e saj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia rajonale në Ferizaj ka arrestuar një burrë pasi gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 21.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar rreth orës 14:45 të së enjtes (08.10.2026), në rrugën Lekë Dukagjini në Ferizaj.

Në raportin ditor të policisë bëhet e ditur se në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 963.80 euro dhe 700 lekë para të gatshme, tre telefona celularë, një USB dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Trending