Connect with us

Ferizaj

Kuvendi Komunal mban seancë të martën, votohet buxheti i Ferizajt për vitin 2023

Published

on

Kuvendi Komunal i Ferizajt, mban seancë të martën e 27 shtatorit.

Në këtë seancë do të votohet buxheti i Komunës për vitin 2023, shkruan TV TEMA.

Buxheti i vitit 2023 për Komunën e Ferizajt do të jetë 38 milionë e 103 mijë e 752 euro, apo mbi 4 milionë më shumë se për vitin 2022.

Në këtë seancë do të diskutohen dhe votohen edhe këmbimet e disa pronave të Komunës.

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet zhdukja e një djali në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë është raportuar i zhdukur në Ferizaj.

Zhdukja e të riut është raportuar të martën mbrëma, rreth orës 18:00.

“Më 10.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për shkaktim të zjarrit në një shtëpi në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar si zjarrvënës pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur të martën, në ora 12:00.

Ferizaj / 02.06.2026 – 12:00

” Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Sipas dëshmitarëve dyshohet se një person i dyshuar mashkull kosovar e ka shkaktuar zjarrin, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending