Connect with us

Ferizaj

Të mërkurën ndërprerje të rrymës në disa pjesë të Ferizaj, këto vende mbesin pa energji elektrike

Published

on

Të mërkurën në Ferizaj do të ketë ndërprerje disaorëshe të rrymës.

Për shkak të mirëmbajtjes preventive nga ora 10:00 deri në ora 15:00 do të ketë ndërprerje në fshatrat Elezaj (një pjesë), Gërlicë (një pjesë), Greme, Qardak-Kaçaniku i Vjetër (një pjesë), Magjistralja Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Rakaj dhe Varosh.

Për shkak të punimeve nga palët e treta, ndërprerja nga ora 09:00 deri në ora 12:00 do të ketë në : rrugët Dardania, Haki Braha (1 konsumator), Mirosalë, Mirosalë lagjëja Bytyqi, Dedaj dhe te Shkolla, Rexhep Bislimi (1 konsumator) dhe fshatrat Sojevë, Dardani dhe Zllatar.

Njoftimi i plotë i KEDS-it:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

TS 35/10 kV Ferizaj 3 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Varoshi  (kodi: 40042005) prej orës 10:00  deri në ora 15:00     

Vendet: fshatrat: Elezaj (një pjesë), Gërlicë (një pjesë), Greme, Qardak-Kaçaniku i Vjetër (një pjesë), Magjistralja Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Rakaj dhe Varosh.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave, shtrëngimi i përçueseve.

* * *

Punime nga palët e treta

1.

NS 110/35/10 [kV] Ferizaj 1 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Fshatrat (kodi: 40000002) prej orës 09:00  deri në ora 12:00

Vendet: rrugët: Dardania, Haki Braha (1 konsumator), Mirosalë, Mirosalë lagjëja Bytyqi, Dedaj dhe te Shkolla, Rexhep Bislimi (1 konsumator); fshatrat: Sojevë, Tankasiq dhe Zllatar.

Arsyeja: Punime sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

Ferizaj

Arrestohet një person për kanosje me thikë

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person të dyshuar për tentim të sulmit me thikë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 10:10.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte tentuar ti sulmoj dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare.

Nga i dyshuari është sekuestruar mjeti i mprehtë thikë. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes” ka njoftuar policia.

Continue Reading

Ferizaj

Hapet restoranti “ODA Grill House” në Pleshinë të Ferizajt

Published

on

Në Pleshinë të Ferizajt ka hapur dyert restoranti “ODA Grill House”, një hapësirë e re gastronomike që sjell kombinimin e ushqimit tradicional me një ambient të ngrohtë dhe unik për vizitorët.

“ODA Grill House” ofron menu me specialitete tradicionale, duke synuar të krijojë një përvojë të veçantë për familjet, miqtë dhe të gjithë ata që preferojnë kuzhinën vendore.

Ambienti i brendshëm i restorantit është dizajnuar në mënyrë funksionale dhe komode, duke e bërë të përshtatshëm si për manifestime familjare ashtu edhe për takime shoqërore.

Lokacioni i restorantit “ODA Grill House” është në fshatin Pleshinë, 5 km larg Ferizajt.

*Artikull i sponsorizuar

#

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending