Connect with us

Kosovë

AVONET: Vendimi i Gjykatës në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt skandaloz, të kthehet në rigjykim

Published

on

Rrjeti i Orgnizatave “Avonet” ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Pejës që denoi Shaban Gogajn me 7 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e Agonis Tetajt.

“Ricilësimi i këtij rasti nga vrasja e rëndë në vrasje nga pakujdesia paraqet gjithçka tjetër, vetëm drejtësi jo”, thuhet ndër të tjera në reagim.

AVONET-i e konsideron procesin gjyqësor skandaloz, joprofesional e të padrejtë, derisa ka kërkuar që rasti të kthehet në rigjykim.

Reagimi i plotë i Avonet:

AVONET ka ndjekur me shqetësim mënyrën se si është zhvilluar çështja penale në rastin e të akuzuarit Shaban Gogaj.

Ricilësimi i këtij rasti nga vrasja e rëndë në vrasje nga pakujdesia paraqet gjithçka tjetër, vetëm drejtësi jo.

Duke pasur parasysh pamjet e publikuara të ditës kritike të vrasjes, shihet se si dorasi me gjakftohtësi merr në shënjestër dhe vret tashmë të ndjerin Tetaj, andaj, AVONET këtë proces e konsideron skandaloz, joprofesional dhe të padrejtë.

Për më tepër, zvarritja e këtij rasti, duke mos u zhvilluar asnjë seancë për një vit krijon pasiguri juridike për qytetarët e këtij vendi.

Andaj, AVONET kërkon nga Gjykata e Apelit që ky rast të kthehet në rigjykim, për arsye se ky vendim nga Gjykata Themelore në Pejë është i padrejtë, jo profesional dhe i njëanshëm, poashtu kërkojmë që lënda të delegohet në ndonjë gjykatë tjetër, sepse sipas AVONET rigjykimi në gjykatën e njejtë dyshojmë se nuk do të sjell vendosje meritore.

AVONET konsideron se rastet e tilla duhet të merren dhe trajtohen më me seriozitet sepse assesi këto raste nuk mund të shndërrohen në shembuj që te qytetarët të krijohet mungesa e besimit në organet e drejtësisë.

Kosovë

Zvogëlohet koha e pritjeve në pikat kufitare me Serbinë

Published

on

Në përditësimin e orës 15:23,  të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se është reduktuar koha e pritjes për kalim në të gjitha pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, derisa në ato me vendet tjera fqinje, ka mbetur e njëjtë.

Pritja e veturave në hyrje, në pikën kufitare Muçibabë zgjat mesatarisht 25 minuta, tek Dheu i bardhë, në Jarinjë dhe në Bërnjak pritjet janë nga 10 minuta,  kurse në të gjitha pikat tjera kufitare pritja në të dyja drejtimet është prej 3 deri në 5 minuta.

Continue Reading

Kosovë

Rritet koha e pritjeve në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Published

on

Në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se është rritur koha e pritjes në dy pika kufitare drejt Serbisë.

Kështu,  në pikë kalimin kufitar të Dheut të Bardhë, pritjet për të hyrë në vend janë deri në 40 minuta, derisa për të dalë nga Kosova pritet rreth 1 orë.

Në Muçibabë po pritet deri në gjysmë ore për të hyrë në Kosovë.

Në të gjitha pikat tjera kufitare me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë apo Shqipërinë pritjet janë prej 3 deri në maksimum 10 minuta.

Continue Reading

Kosovë

Mbi dy orë pritje për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë

Published

on

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën 13:37, pritja më e gjatë për hyrje në Kosovë është në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku mesatarisht pritet mbi dy orë derisa në dalje prej Kosove, tek kjo pikë, pritet rreth 35 minuta.

Ndërkaq në pikat kufitare Jarinjë, Merdar dhe Muçibabë për të hyrë dhe dalë nga vendi pritjet janë rreth 15-20 minuta.

Në të gjitha pikat kufitare me Maqedoninë, Shqipërinë apo Malin e Zi, pritjet në hyrje/dalje janë prej 3 deri në maksimum 5 minuta.

Continue Reading

Trending