Connect with us

Ferizaj

Gjuajti me armë në një lokal, arrestohet ferizajasi

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi kishte shtënë me armë në një lokal.

Siç njofton policia në të njëjtin lokal janë sekuestruar gëzhoja të fishekëve dhe një pistoletë gjithashtu. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një lokal. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast nga i dyshuari kanë sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, ndërsa në dyshemenë e lokalit kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë të fishekut. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Ferizaj

Breshri dhe shiu vështirësojnë trafikun për në Brezovicë dhe Prevallë

Published

on

Stuhia e fuqishme me breshër dhe shi ka vështirësuar qarkullimin rrugor drejt Brezovicës dhe Prevallës.

Si pasojë e reshjeve pasditen e sotme,  është krijuar një shtresë e akullt, gjë që ka shkaktuar menjëherë edhe vërshimin e rrugës dhe ndërprerjen e pjesshme të qarkullimit drejt këtyre dy pikave turistike të Sharrit

Continue Reading

Ferizaj

Konfiskohen 23 motoçikleta në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt javën e fundit ka konfiskuar 23 motoçikleta pa dokumentacion të ligjshëm derisa ka shqiptuar edhe 13 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.

Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se ky aksion është zhvilluar në kuadër të planit operativ “Motoçikleta 2025”.,

“Policia Rajonale e Ferizajt, në kuadër të planit operativ “Motoçikleta 2025”, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion, gjatë periudhës 28.07 – 03.08.2025 ka shqiptuar 13 gjoba dhe ka konfiskuar 23 motoçikleta, për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe shkeljeve të rregullave të trafikut,” thuhet në postimin e Policisë së Kosovës në Facebook.

Continue Reading

Ferizaj

Dy shoferëve nga 300 € gjobë dhe 3 muaj ndalesë për tejkalim të shpejtësisë në Shtime

Published

on

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka shqiptuar dy shoferëve gjoba dhe nga 3 muaj ndalesë të drejtimit të mjetit për tejkalim të shpejtësisë në rrugën transitore Shtime Belincë.

Në rastin e parë, shoferi B.G. (42 vjeç), duke drejtuar një veturë të tipit Volvo me targa të huaja, është kapur duke zhvilluar shpejtësi 118 km/h në një zonë me kufizim 60 km/h.

Ndaj tij është shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh dhe masa e ndalimit të drejtimit të mjetit për 3 muaj në territorin e Republikës së Kosovës.

Kurse në rastin e dytë, shoferi F.M. (53 vjeç), me veturë të tipit Audi me targa vendore, është kapur duke qarkulluar me shpejtësi 121 km/h në të njëjtën zonë.

Ndaj tij është shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative, si dhe masa e ndalimit të mjetit për 3 muaj.

Continue Reading

Trending