Connect with us

Kosovë

Edi Rama i drejtohet me letër Këshillit të BE-së për akuzat e Speciales

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se ka firmosur letrën drejtuar shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, kundër akuzave të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rama shkroi të martën se nëpërmjet kësaj letre po synon “ta heqë njollën e turpit të trafikimit të organeve njerëzore mbi kombin dhe mbi vetë Këshillin e Evropës”.

“Sado e çuditshme të duket kjo, nuk ka fakte, nuk ka autorë, nuk ka viktima të trafikimit të organeve njerëzore. Raporti dhe rezoluta që pasoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës u mbështetën më tepër në spekulime sesa në fakte, në thashetheme që qarkullonin në vend të provave. Ato tanimë janë kthyer në një njollosje të pamerituar të atyre që janë akuzuar pa të drejtë dhe në një turp për politikën ndërkombëtare”, thuhet në letrën e Ramës drejtuar Këshillit.

Më 13 tetor, kryeministri i Shqipërisë mbajti fjalim në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku kërkoi që akuzat e Dhomave të Specializuara të rrëzohen. Ai dorëzoi rezolutë kundër Raportit të Dick Martyt. Fjalimi i tij nxiti reagime kudo, edhe në Kosovë.

Ai deklaroi se ish-ushtarët e UÇK-së, bënë luftë të pastër dhe të ndershme, ndërsa tha se akuzat që iu ngritën, ishin pjesë e imagjinatës njerëzore./koha

Kosovë

Nis rinumërimi i votave në tri komuna dhe i atyre me kusht

Published

on

Rinumërimi në disa vendvotime dhe numërimi i votave me kusht për zgjedhjet lokale të 12 tetorit ka filluar të martën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pasi përfundoi numërimi i votave me postë nga jashtë Kosovës, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës përfundoi të hënën rreth mesnatës, sipas KQZ-së.

Mbi 44.000 votues kishin të drejtë të votojnë me postë nga jashtë vendit dhe patën një muaj kohë ta bënin këtë, nga 17 shtatori deri më 11 tetor.

Ndërkohë, rinumërimi ka nisur në tri komuna pas urdhrit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.

Rinumërim do të ketë në dy vendvotime në Mitrovicën e Jugut, në të cilën nuk pati fitues në rundin e parë, pasi kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, zhvilluan një garë të ngushtë kokë me kokë dhe do të përballen në balotazhin e 9 nëntorit.

Javën e kaluar, autoritetet njoftuan se kishin nisur mbledhjen e të dhënave lidhur me dyshimet për keqpërdorime të mundshme të votave në komunën e Mitrovicës së Jugut.

Për këtë komunë pati dallime të mëdha mes sondazheve fillestare, të publikuara menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, dhe rezultatit preliminar të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në Kamenicë do të ketë rinumërim në një vendvotim, i cili nuk pritet të ketë ndikim në rezultat, pasi kandidati i LVV-së, Kadri Rahimaj e fitoi garën qysh në rundin e parë me mbi 51 për qind të votave të fituara.

Gjithashtu rinumërim do të ketë në një vendvotim në Podujevë, ku garën e fitoi bindshëm po ashtu një kandidat i LVV-së qysh në rundin e parë, Shpejtim Bulliqi.

KQZ-ja tha në njoftim se të martën do të nisë edhe numërimi i votave nga procesi i votimit me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta.

Votim me kusht ka pasur në 54 vendvotime speciale në 38 komuna, ndërsa votimi i personave me nevoja të veçanta është zhvilluar jashtë vendvotimeve, përmes ekipeve mobile gjatë ditës së zgjedhjeve, tha ajo.

Sipas të dhënave të KQZ-së, janë 2.119 zarfe me fletëvotime me kusht, ndërsa 3.467 njerëz ishin regjistruar si votues me nevoja të veçanta.

Zgjedhjet lokale në Kosovë u mbajtën më 12 tetor, por në shumicën e komunave do të ketë një rund të dytë më 9 nëntor, pasi ato nuk arritën t’i zgjidhnin kryetarët e tyre në rundin e parë.

Në ditën e zgjedhjeve votuan 39.58 për qind e mbi dy milionë qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit.

Sipas KQZ-së, në 21 komuna është zgjedhur kryetari në rundin e parë, ndërsa në 17 komuna të tjera, përfshirë Prishtinën, do të mbahet edhe rundi i dytë.

Praktikat e mëparshme kanë treguar se fitorja në rundin e parë nuk garanton fitoren përfundimtare edhe në raundin e dytë në rastet kur ka balotazh.

Nga komunat me shumicë serbe, vetëm në Kllokot do të ketë rund të dytë, ndërsa në nëntë të tjerat ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

LDK lidh koalicion me Nismën për balotazhin në Fushë Kosovë

Published

on

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka lidhur koalicion me degën e Nismës Soacialdemokrate për garën e balotazhit në këtë komunë.

Lajmin e bëri të ditur Osmani,  i cili ndau në Facebook një fotografi me Driton Ademin e Nismës Socialdemokrate. 

#

Ditë më parë, marrëveshje koalicioni për balotazh në Fushë Kosovë lidhën edhe kandidati i LVV-së, Valon Prebreza dhe Vildane Latifi nga AAK.

Në balotazhin për kryetar komune të Fushë Kosovës do të përballen Valon Prebreza  nga LVV-ja, i cili në raundin e parë mori 45.16% të votave dhe Besnik Osmani nga LDK-ja, i cili mori 36.64% të votave.

#

Continue Reading

Kosovë

Në Hajvali gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të personave të zhdukur në luftë

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësite të saj, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë kryer gërmime në varrezat e fshatit Hajvali të Prishtinës më 20 tetor, dhe kanë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999.

Policia ka thënë se urdhri është dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Sipas këtij institucioni, mbetjet mortore janë tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për ekzaminime dhe që punimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Gjatë luftës së viteve 1998/’99 në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.500 vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Shumica e të vrarëve ishin civilë shqiptarë.

Kosova dhe Serbia patën arritur pajtueshmëri më 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në mesin e zotimeve të bëra ishin: qasja e plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënia në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë e përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian.

Megjithatë, gjithçka vazhdon të mbetet në letër, meqë asnjëra pikë nuk është zbatuar.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending