Connect with us

Ferizaj

Ngritet aktakuzë ndaj dy personave në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Prokuroria e Ferizajt njofton se brenda 24 orëve të fundit ka ngrit 5 aktakuza ndaj 5 personave.

Sipas këtij raporti, aktakuzat u ngritën për narkotikë, lëndrim trupor, përdorim i armës e blerja e sendeve të përfituara me vepër penale.

Raporti i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge “ .

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Ferizaj

Nisin hetimet për vdekjen e 48-vjeçarit në Shtime

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për vdekjen e një personi në vendin e punës në Shtime.

Rasti që ndodhi pasditen e djeshme në zonën industriale të Shtimes, po hetohet si shkelje e sigurisë në punë.

Viktima, Isuf Bislimi, ishte dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor ishte konstatuar vdekja e tij.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh “viktima mashkull kosovar, ishte dërguar në emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor pasi që dyshohet se derisa ka qenë duke punuar, kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij.”

Lidhur me këtë rast, i cili është duke u hetuar në dyshimin për “Asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës” një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona pas sekuestrimit të 17.9 kg heroinë në Ferizaj

Published

on

Një operacion i koordinuar ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës – Task Forca “White Star”, i zhvilluar më 13 prill 2026 në Komunën e Ferizajt, ka rezultuar me arrestimin e dy personave të tjerë të dyshuar për trafikim të narkotikëve, duke e çuar në katër numrin total të të arrestuarve.

Në njoftimin e prokurorisë bëhet e ditur se të ndaluarit A.D., S.Sh., M.Sh. dhe M.B., dyshohen për kryerjen e veprave penale për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, si dhe shpëlarje parash.

“Sasia e substancës narkotike të llojit heroinë e sekuestruar gjatë operacionit, pas vlerësimit arrin në rreth 17 kilogramë e 900 gramë.

Me urdhër të gjykatës janë kryer kontrolle në katër lokacione të ndryshme, ku përveç substancës narkotike janë sekuestruar edhe prova të tjera relevante që do të përdoren në procedurën penale.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Brenda këtij afati, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Nga hetimet e deritanishme është arritur të identifikohen personat dhe lokacionet ku ka operuar ky grup kriminal i organizuar me qëllim trafikimin e narkotikëve. Po ashtu, është lokalizuar edhe vendi ku mbahej substanca narkotike, e cila ishte përgatitur për transport”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast, edhe dy persona të tjerë janë në kërkim policor, për çka Policia e Kosovës po vazhdon punën intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Continue Reading

Ferizaj

Vdes punëtori që ra nga kati i 6-të i një ndërtese në Ferizaj

Published

on

Një 59-vjeçar ka humbur jetën në Ferizaj pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një objekti që po ndërtohej në të cilin viktima ishte si punëtor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, derisa bëri të ditur se vdekja e viktimës u konstatua në vendngjarje nga ekipi emergjent.

“Me datë 13.04.2026, rreth orës 11:45, është pranuar informatë se në rrugën “Remzi Hoxha” një person ka rënë nga një objekt në ndërtim.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku edhe ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Dyshohet se viktima është një mashkull 59 vjeç , i cili ka rënë nga kati i 6-të i objektit në ndërtim gjatë punimeve.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar hetimet, forenzika rajonale dhe inspektorët komunal të punës,” ka njoftuar policia.

Brenda dy javëve të fundit ky është rasti i dytë i aksidentit me fatalitet që ndodh për shkak të rënies nga lartësia në objekte ndërtimi, pasi më 3 prill, në një rast të ngjashëm, humbi jetën një 44 vjeçar.  

Continue Reading

Trending