Connect with us

Ferizaj

Zhduket një person nga Ferizaj

Published

on

Një person është zhdukur në Ferizaj.

Sipas Policisë, të premten një person raportoi në Polici se vëllai i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij, përcjell TV TEMA.

Rasti po hetohet.

Raporti i plotë i Policisë:

PERSON I ZHDUKUR

Rr. Bajram Sylejmani, Ferizaj 04.11.2022 – 17:20. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se vëllai i tij mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti nën hetime.

Ferizaj

Breshri dhe shiu vështirësojnë trafikun për në Brezovicë dhe Prevallë

Published

on

Stuhia e fuqishme me breshër dhe shi ka vështirësuar qarkullimin rrugor drejt Brezovicës dhe Prevallës.

Si pasojë e reshjeve pasditen e sotme,  është krijuar një shtresë e akullt, gjë që ka shkaktuar menjëherë edhe vërshimin e rrugës dhe ndërprerjen e pjesshme të qarkullimit drejt këtyre dy pikave turistike të Sharrit

Continue Reading

Ferizaj

Konfiskohen 23 motoçikleta në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt javën e fundit ka konfiskuar 23 motoçikleta pa dokumentacion të ligjshëm derisa ka shqiptuar edhe 13 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.

Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se ky aksion është zhvilluar në kuadër të planit operativ “Motoçikleta 2025”.,

“Policia Rajonale e Ferizajt, në kuadër të planit operativ “Motoçikleta 2025”, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion, gjatë periudhës 28.07 – 03.08.2025 ka shqiptuar 13 gjoba dhe ka konfiskuar 23 motoçikleta, për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe shkeljeve të rregullave të trafikut,” thuhet në postimin e Policisë së Kosovës në Facebook.

Continue Reading

Ferizaj

Dy shoferëve nga 300 € gjobë dhe 3 muaj ndalesë për tejkalim të shpejtësisë në Shtime

Published

on

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka shqiptuar dy shoferëve gjoba dhe nga 3 muaj ndalesë të drejtimit të mjetit për tejkalim të shpejtësisë në rrugën transitore Shtime Belincë.

Në rastin e parë, shoferi B.G. (42 vjeç), duke drejtuar një veturë të tipit Volvo me targa të huaja, është kapur duke zhvilluar shpejtësi 118 km/h në një zonë me kufizim 60 km/h.

Ndaj tij është shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh dhe masa e ndalimit të drejtimit të mjetit për 3 muaj në territorin e Republikës së Kosovës.

Kurse në rastin e dytë, shoferi F.M. (53 vjeç), me veturë të tipit Audi me targa vendore, është kapur duke qarkulluar me shpejtësi 121 km/h në të njëjtën zonë.

Ndaj tij është shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative, si dhe masa e ndalimit të mjetit për 3 muaj.

Continue Reading

Trending