Connect with us

Ferizaj

LDK e Ferizajt fillon përgatitjet për zgjedhjen e kryetarit të ri

Published

on

Lidhaj Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj njofton se ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e brendshme.

Në njoftimin e dhënë nga kjo degë, thuhet se kanë nevojë për prurje të reja, teksa ftohen të kthehen edhe ata që tashmë janë larguar nga LDK.

Bartës i procesit zgjedhor do të jetë komisioni kordinues i cili kryesohet nga Flamur Istrefi nënkryetar i deritanishëm e shef i grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Komunës së Ferizajt, e në përbërje të tij janë edhe Kryetarja e FG Bahrije Hyseni, nga FR asambleistja Verona Isaku, ardhja e re nga shoqëria civile Visar Azemi dhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së Imri Ahmeti i cili do ta monitoroj në tërsi procesin“, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Kjo degë falenderoi kryetarin aktual, Muharrem Svarqën për punën e tij në krye të degës.

Postimi i plotë:

Dega e LDK-së në Ferizaj ka mbajtur mbledhjen e fundit të Kryesisë së saj para fillimit të procesit zgjedhor të strukturave të saj, sipas rekomandimeve nga vendimet e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në takimin e kryesuar nga Kryetari Muharrem Sfarqa e ku mori pjesë edhe sekretari i pergjithshëm i LDK- së z.Imri Ahmeti anëtarët e Kryesisë u njoftuan me një varg masash që ndërlidhen me nevojen e strukturimit më gjithëperfshirës të Degës, konsolidimin, unifikimin, funksionalizimin dhe pasurimin e saj me prurje të reja kuadrovike nga të gjitha grupet e komunitetet si ato; të sportit, biznesit, kulturës, grupeve tjera të interesit dhe organizmave tjerë të shoqërisë civile.

Bartës i procesit zgjedhor do të jetë komisioni kordinues i cili kryesohet nga Flamur Istrefi nënkryetar i deritanishëm e shef i grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Komunës së Ferizajt, e në përbërje të tij janë edhe Kryetarja e FG Bahrije Hyseni, nga FR asambleistja Verona Isaku, ardhja e re nga shoqëria civile Visar Azemi dhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së Imri Ahmeti i cili do ta monitoroj në tërsi procesin.

Dega e LDK-së në Ferizaj fton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj që të bëhen pjesë e këtij procesi.

Gjithashtu fton të rinjët e të rejat që ti bashkohen partisë sonë. Fton gjithashtu të gjithë ata që jan larguar nga LDK  me arsye e pa arsye që të kthehen në shtëpinë e tyre, për të mirën e përbashkët dhe të Kosovës.

Dega e LDK-së falënderon të gjithë aktivistët dhe udhëheqësit e saj. Në veqanti falënderon Kryetarin e deritanishëm z.Muharrem Sfarqa që e udhëhoqi  një dekadë të plotë Degën tonë me sukses duke fituar disa herē zgjedhjet e dy niveleve deri në krijimin e një fryme iracionale ndëshkuese ndaj saj duke prodhuar pasoja që u reflektuan së fundi.

Të dashur qytetarë,

Të dashur Ferizajas,

LDK po kthehet fuqishëm.

Ne po kthehemi, ejani bëhemi bashkë, për Ferizajn e për Kosovën.

Dega e LDK-së në Ferizaj

ldk

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në Ferizaj, nën dyshimin për blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, si dhe mbajtjen në pronësi të paautorizuar të armës.

Të dyshuarit u arrestuan të enjten, rreth orës 18:30, në Ferizaj derisa gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike, përfshirë 485.27 gramë marihuanë, 181.7 gramë hashash dhe 2.1 gramë kokainë, para të gatshme, një pistoletë me gaz me një karikator dhe tri boca gazi.

Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit, pas intervistimit nga Policia, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ferizaj 06.08.2026 – 18:30.

“Janë ndaluar tre  të dyshuar meshkuj kosovarë, gjatë kontrollimit tek personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: substancë e llojit Marihuanë rreth 485.27 gramë,  substancë e dyshuar e llojit Hashash e gjetur në dy pjesë  me peshë 181.7 gramë , substancë e dyshuar e llojit Kokainë 2.1 gramë, para të gatshme. një pistoletë  me gaz  me një karikator dhe tri boca gazi. Paketime të zbrazëta  të qeseve të najlonit, dy peshore njëra digjitale dhe tjetra  me tërheqje, dy mulli (grindera) për bluarje, tetë telefona celularë të llojeve të ndryshme, një DVR i kamerave. Me vendim të Prokurorit tre personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, bëri të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Continue Reading

Ferizaj

Qytetarëve u vijnë mesazhe mashtruese – Policia apelon për kujdes

Published

on

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se ditëve të fundit, disa qytetarëve u kanë ardhur mesazhe (SMS) mashtruese kinse të dërguara në emër të Policisë së Kosovës duke pretenduar se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe duke i ftuar ata të klikojnë në lidhje (linke) për të kryer pagesën e tyre.

Sipas Policisë, këto mesazhe janë të rreme dhe nuk janë dërguar nga institucionet e rendit dhe ligjit, pra janë mesazhe të dërguara si tentativë për mashtrim.

Policia paralajmëron qytetarët që nëse pranojnë ndonjë e-mail apo mesazh të dyshimtë, të veprojnë si në vijim:

Mos klikoni në linkun e dyshimtë;

Mos i jepni të dhëna personale apo bankare;

Mos kryeni pagesa përmes lidhjeve të dërguara me SMS;

Raportojeni rastin në stacionin më të afërt policor;

Kontaktoni bankën tuaj nëse keni ndarë të dhëna personale ose bankare;

Fshijeni menjëherë mesazhin e dyshimtë;

Qytetarët mund të raportojnë raste të tilla përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin 192.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon për kujdes të shtuar ndaj mashtrimeve online dhe bashkëpunim me policinë për parandalimin e tyre.

#

Continue Reading

Trending