Connect with us

Ferizaj

“Ferizajasit fluturues” – 146 aksidente e mbi 5 mijë gjoba vetëm gjatë nëntorit

Published

on

146 aksidente trafiku janë shkaktuar në rajonin e Ferizajt gjatë nëntorit.

Sipas njoftimit nga Policia, gjatë këtij muaji janë shqiptuar 1686 gjoba trafiku për mosrespektim të shpejtësisë, përcjell TV TEMA.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë muajit Nëntor-2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 1686 gjoba

– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,41 gjoba

– Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore- 22 gjoba

– Drejtimi nën ndikimin e alkoolit- 14 gjoba

– Mos respektim i urdhërit të policit, 2 gjoba

– Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 124 gjoba

– Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 169 gjoba

– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 127 gjoba

– Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 14 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 794 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 271 gjoba

– Parkingjet e parregullta, 340 gjoba

– Pajisjet dimërore, 11 gjoba

– Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 2155 gjoba

Heqje e patentë shoferit , 62 shoferëve

Vazhdim i masës mbrojtëse ( heqje e patent shoferit), 41 shoferëve

Gjithsej , 5770 gjoba

Ndërsa,janë raportuar 146 aksidente:

– Aksidente fatale , 2

– Aksidente me lëndime, 52

– Aksidente me dëme materiale. 92

Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ferizaj

Policia e Ferizajt apelon për kujdes në trafik shkaku i shembjes së mundshme të gurëve

Published

on

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë rajonin, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që qarkullojnë në rrugët malore Shtërpcë-Brezovicë, Shtërpcë-Prevallë, Kaçanik-Hani Elezit dhe Glliboçicë që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes.

Kushtet aktuale të motit me shi kanë shkaktuar rrugë të lagështa, dukshmëri të kufizuar dhe rrezik të shtuar për aksidente trafiku.

Po ashtu, në disa segmente të këtyre akseve mund të ketë shembje gurësh, rrëshqitje dhe pengesa të tjera, që mund të rrezikojnë qarkullimin e automjeteve.

Në këtë drejtim, Policia rekomandon që shoferët të respektojnë disa këshilla të rëndësishme për ngasje të sigurt:

– Mbani dritat e ndezura për të përmirësuar dukshmërinë dhe për t’u bërë më të vërejtshëm për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

– Zvogëloni shpejtësinë, pasi rrugët e lagështa kërkojnë distancë më të madhe për frenim të sigurt.

– Shmangni shpërqendrimet, sidomos përdorimin e telefonit gjatë ngasjes.

– Mbani distancë të mjaftueshme nga automjetet përpara për të shmangur aksidentet.

Në këto rrugë malore, tregoni kujdes shtesë ndaj shembjeve të gurëve dhe pengesave që mund të paraqiten papritur në rrugë.

Policia Rajonale e Ferizajt rikujton se reshjet e shiut kërkojnë përgjegjësi dhe kujdes më të madh në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Trending