Connect with us

Ferizaj

Burri 33 vjeç sulmoi bashkëshorten 27 vjeçe – E kalon natën në burg

Published

on

F.T 33 vjeçar të enjten ka sulmuar bashkëshorten e tij T.Z 27 vjeçare.

Policia doli në rrugën “Vëllezrit Gërvalla” dhe arrestoi të dyshuarin i cili dërgua në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi nga Policia:

Me datën 22.12.2022 rreth orës 19:30, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Vëllezrit Gërvalla’’ në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin F.T (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje, kishte sulmuar bashkëshorten e tij T.Z ( F/K) e moshës 27 vjeçare.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje dhe Sulmi”

Ferizaj

Punëtori që ra nga kulmi i një objekti në Babush u dërgua në QKUK  

Published

on

Një 27-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka rënë nga kulmi i një objekti në fshatin Babush, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti u raportua të mërkurën, 20.05.2026 rreth orës 15:00.

“Është raportuar se viktima )mashkull kosovar) derisa kishte qenë duke punuar në kulmin e një objekti ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Ferizajt, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar në QKUK” thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe inspektorët e punës derisa rasti është cilësuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Continue Reading

Ferizaj

Policia godet një rrjet të kontrabandës së kafshëve në Ferizaj

Published

on

Policia kufitare ka realizuar një operacion në fshatin Rakaj të Ferizajt, nën dyshimin për kontrabandë të dhe mbajtje të paligjshme të kafshëve.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se gjatë kontrollit të njësive policore dhe inspektorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV), në pronën e të dyshuarit L.K dhe dy lokacione tjera, janë gjetur 100 krerë dele pa numra matrikulli dhe pa asnjë dokumentacion përcjellës mbi origjinën apo kontrollin veterinar.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit rasti po trajtohet si “Kundërvajtje doganore” dhe i është dorëzuar Doganës së Kosovës në Han të Elezit për procedim të mëtutjeshëm.  

Continue Reading

Ferizaj

Premiera e dramës“Kush është Silvia?” shfaqet të premten në Teatrin e Gjilanit

Published

on

Shfaqja teatrore “Kush është Silvia?” do të ketë premierën këtë të premte, më 15 maj 2026, nga ora 20:00 në Teatrin e Qytetit në Gjilan.

Shfaqja është realizuar sipas dramës “The Goat, or Who is Sylvia?” të autorit Edward Albee,ndërsa përshtatjen dhe dramaturgjinë e ka bërë Fjona Hyseni.

Regjinë e shfaqjes e ka bërë regjisori ferizajas Fatmir Hyseni kurse në role paraqiten Dardane Mehmeti, Kushtrim Qerimi, Xhelal Haliti dhe Valentin Mehmeti.

Organizatorët kanë njoftuar se, përveç premierës së sotme, publiku do të ketë mundësi ta ndjekë edhe reprizën e shfaqjes të shtunën, nga ora 20:00.

Projekti është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa në realizim kanë ndihmuar edhe Teatri i Qytetit në Gjilan dhe Teatri Adriana i Ferizajt.

Continue Reading

Trending