Connect with us

Ferizaj

Arrestohet personi që grabiti pompën e derivateve në Ferizaj

Published

on

Arrestohet i dyshuari për grabitje në Ferizaj


Me datën 10.01.2023 rreth orës 00:43 Policia Rajonale e Ferizajt, kishte pranuar një informacion se në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani ” në Ferizaj ishte një rast i grabitjes, ku një person i dyshuar nën kërcënimin e armës së zjarrit arrinë të marrë 500 euro nga punëtori në një pikë karburanti dhe largohet në drejtim të panjohur.


Sektori Rajonal i Hetimeve nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishte nisur hetimet. Pas një pune intenzive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë identifikuar e më pas sot, datë 12.01.2023 në ora 19:00 kanë arrestuar të dyshuarin N.B (M/K) i moshës 24 vjeçar.


I dyshuari është shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Grabitje”

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Hapet restoranti “ODA Grill House” në Pleshinë të Ferizajt

Published

on

Në Pleshinë të Ferizajt ka hapur dyert restoranti “ODA Grill House”, një hapësirë e re gastronomike që sjell kombinimin e ushqimit tradicional me një ambient të ngrohtë dhe unik për vizitorët.

“ODA Grill House” ofron menu me specialitete tradicionale, duke synuar të krijojë një përvojë të veçantë për familjet, miqtë dhe të gjithë ata që preferojnë kuzhinën vendore.

Ambienti i brendshëm i restorantit është dizajnuar në mënyrë funksionale dhe komode, duke e bërë të përshtatshëm si për manifestime familjare ashtu edhe për takime shoqërore.

Lokacioni i restorantit “ODA Grill House” është në fshatin Pleshinë, 5 km larg Ferizajt.

*Artikull i sponsorizuar

#

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, i sekuestrohen drogë, para dhe armë

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.

Në raportin 24 orësh, policia tha se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me peshë 1.75 gram kokainë, një epruvetë me kokainë me peshë rreth 10.68 gram si dhe 6155 euro para të gatshme.

“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram,  një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet mes tjerash në raport..

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Trending