Connect with us

Ferizaj

Arrestohet njëri nga personat që grabiti KESCO-n në Shtime

Published

on

Me datën 26.01.2023 rreth orës 13:10 policia e stacionit në Shtime kishte pranuar një informacion se në rrugën “12 Qershori” në filialën e KESCO në Shtime ishte një rast i grabitjes, ku dy persona të dyshuar me maska nën kërcënimin e armëve së zjarrit arrinë të grabisin para rreth katër ( 4 ) mijë euro , largohen me një automjet Tauran dhe më pas i vënë flakën në rrugën që qonë për në fshatin Jezercë dhe nga aty largohen me një automjet tjetër në drejtim të panjohur.

Në rast veç policëve të rendit dhe policëve hetues të stacionit në Shtime, ishin kyçur edhe hetuesit dhe krimteknikët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet.

Pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, hetuesi rajonal kanë identifikuar automjetin me të cilin janë larguar të dyshuarit pasi kanë vënë flakën automjetit që kishin kryer grabitjen dhe sot, datë 01.02.2023 në ora 01:20 në Ferizaj, kanë ndaluar dhe më pas kanë arrestuar të dyshuarin e parë të kësaj ngjarje mashkull, kosovar i moshës 35 vjeçar, të cilin e kanë shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, me dyshimin se ka kryer veprën penale ” Grabitje”, ndërsa në kërkim policor mbeten të dyshuarit tjerë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet zhdukja e një djali në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë është raportuar i zhdukur në Ferizaj.

Zhdukja e të riut është raportuar të martën mbrëma, rreth orës 18:00.

“Më 10.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për shkaktim të zjarrit në një shtëpi në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar si zjarrvënës pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur të martën, në ora 12:00.

Ferizaj / 02.06.2026 – 12:00

” Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Sipas dëshmitarëve dyshohet se një person i dyshuar mashkull kosovar e ka shkaktuar zjarrin, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending