Connect with us

Ferizaj

Policia e Ferizajt arreston 46 persona të kërkuar nga gjykatat

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt përmes një komunikate për media njofton se javën që shkoi ka realizuar 46 urdhëresa të gjykatave.

Sipas komunikatës, rastet ishin për vepra të ndryshme penale, përcjell TV TEMA.

Komunikata e plotë e Policisë:

Policia Rajonale e Ferizajt ka vazhduar me aktivitetet e saja sipas planit operativ, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore.

Në kuadër të këtij aktiviteti, gjatë javës që shkoi nga data 27/03/-02/04/2023 janë realizuar 46 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Ferizaj

Breshri dhe shiu vështirësojnë trafikun për në Brezovicë dhe Prevallë

Published

on

Stuhia e fuqishme me breshër dhe shi ka vështirësuar qarkullimin rrugor drejt Brezovicës dhe Prevallës.

Si pasojë e reshjeve pasditen e sotme,  është krijuar një shtresë e akullt, gjë që ka shkaktuar menjëherë edhe vërshimin e rrugës dhe ndërprerjen e pjesshme të qarkullimit drejt këtyre dy pikave turistike të Sharrit

Continue Reading

Ferizaj

Konfiskohen 23 motoçikleta në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt javën e fundit ka konfiskuar 23 motoçikleta pa dokumentacion të ligjshëm derisa ka shqiptuar edhe 13 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.

Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se ky aksion është zhvilluar në kuadër të planit operativ “Motoçikleta 2025”.,

“Policia Rajonale e Ferizajt, në kuadër të planit operativ “Motoçikleta 2025”, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion, gjatë periudhës 28.07 – 03.08.2025 ka shqiptuar 13 gjoba dhe ka konfiskuar 23 motoçikleta, për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe shkeljeve të rregullave të trafikut,” thuhet në postimin e Policisë së Kosovës në Facebook.

Continue Reading

Ferizaj

Dy shoferëve nga 300 € gjobë dhe 3 muaj ndalesë për tejkalim të shpejtësisë në Shtime

Published

on

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka shqiptuar dy shoferëve gjoba dhe nga 3 muaj ndalesë të drejtimit të mjetit për tejkalim të shpejtësisë në rrugën transitore Shtime Belincë.

Në rastin e parë, shoferi B.G. (42 vjeç), duke drejtuar një veturë të tipit Volvo me targa të huaja, është kapur duke zhvilluar shpejtësi 118 km/h në një zonë me kufizim 60 km/h.

Ndaj tij është shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh dhe masa e ndalimit të drejtimit të mjetit për 3 muaj në territorin e Republikës së Kosovës.

Kurse në rastin e dytë, shoferi F.M. (53 vjeç), me veturë të tipit Audi me targa vendore, është kapur duke qarkulluar me shpejtësi 121 km/h në të njëjtën zonë.

Ndaj tij është shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative, si dhe masa e ndalimit të mjetit për 3 muaj.

Continue Reading

Trending