Connect with us

Ferizaj

24 aksidente për një javë në rajonin e Ferizajt

Published

on

18 personave iu hoq patentë shoferi gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt.

Policia Rajonale ka shqiptuar 1529 gjoba në trafik gjatë kësaj kohe, përcjell TV TEMA.

Sipas Policisë, janë shkaktuar 24 aksidente trafiku, 9 prej tyre me lëndime e 15 me dëme materiale.

Komunikata e plotë e Policisë:

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt, gjatë javës që shkoi nga data 27/03/-02/04/2023 ka shqiptuar 1529 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 18 patentë shoferë, për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 24 aksidente, prej tyre:

– Aksidente me lëndime, 9

Persona të lënduar, 18

– Aksidente me dëme materiale, 15

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Ferizaj

Seanca e rigjykimit ndaj Krivaqës dhe Sejdiut shtyhet për 24 maj

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj seanca e caktuar për sot e rigjykimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, më 22 gusht të vitit 2021, është shtyrë për 24 maj.

Më herët,  Gjykata e Apelit, me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe të mbrojtjes së dy të akuzuarve, e ka kthyer çështjen në rigjykim.

Në aktgjykimin që Gjykata Themelore e Ferizajt e mori më 4 gusht të vitit të kaluar, Dardan Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërsa  Arbër Sejdiu u dënua me 15 vjet burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje.

Sipas të njëjtit aktgjykim, Krivaqa dhe Sejdiu  ishin liruar nga akuza për dhunim.

Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqës, në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave raportohen 3 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt

Published

on

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë javës që shkoi, nga data 06 deri më 12 maj 2024, janë raportuar 3 raste të dhunës në familje. Prej tyre, 1 rast është raportuar në Ferizaj, 1 rast në Shtime dhe 1 rast në Kaçanik.

Sipas njoftimit të policisë, me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj një person është ndaluar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizajasi gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Published

on

Pasditen e së mërkurës, më 08.05.2024, D.Sahiti 32-vjeç nga Ferizaj, ka gjetur një shumë të caktuar të parave në rrugën ‘’Reçaku‘’ afër një barnatoreje në Ferizaj dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në këtë komunë.

“Lusim pronarin e vërtetë të parave të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas verifikimit t’i kthehen ato”, thuhet në njoftimin e policisë, të postuar në Facebook.

Continue Reading

Trending