Connect with us

Kosovë

Qeveria reagon për ndërprerjet e energjisë elektrike

Published

on

Qeveria e Republikës së Kosovës i konsideron zhgënjyese dhe të patolerueshme ndërprerjet e energjisë elektrike ditëve të fundit.

Në një komunikatë për media të ekzekutivit, thuhet se“ është e patolerueshme sjellja e Distribucionit të Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS) dhe Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në ditët e para të dimrit, duke i shtyrë qytetarët të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike. Menaxhmenti i KEDS-it dhe KEK-ut duhet ta dijnë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësit është funksional e cili jo dhe as nuk i intereson se cili është çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtar, por kanë obligim dhe janë të thirrur të sigurojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Për shkak të zjarrit sërish mbyllet pika kufitare Kosovë – Maqedoni në Bllacë

Published

on

Ministria e Brendshme e Maqedonisë Veriut ka njoftuar se për shkak të riaktivizimit të zjarrit pranë Bllacës, komunikacioni në aksin rrugor Shkup – Pika kufitare Bllacë është plotësisht i ndërprerë në të dy drejtimet, ndërsa është mbyllur edhe pika kufitare Bllacë.

Edhe në njoftimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës konfirmohet bllokimi i rrugës nga Hani i Elezit për në Shkup, si pasojë e përhapjes së zjarrit në afërsi të tunelit në anën maqedonase të kufirit.

Continue Reading

Kosovë

Dështon edhe përpjekja e 44-të e vazhdimit të seancës konstituive

Published

on

Deputetët e zgjedhur nuk arritën as në përpjekjen e 44-të të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Edhe vazhdimi i sotëm zgjati vetëm pak minuta, pasi për propozimin e kryesuesit, Avni Dehari,  për formimin e komisionit për votim të fshehtë për kryetarin e Kuvendit, votuan 55 deputetë nga 101 sa ishin në sallë.

Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive.

Vazhdimi i radhës i seancës është caktuar pas 48 orësh.

Continue Reading

Kosovë

Normalizohet plotësisht komunikacioni në pikën kufitare “Bllacë”

Published

on

Prej orës 9:00 të mëngjesit, është normalizuar plotësisht komunikacioni në vendkalimin kufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut në Bllacë.

Komunikacioni u ndal gjatë ditës së hënë për shkak të rrezikut nga zjarrit që shpërtheu pranë pikës kufitare. Vatra e zjarrit është ende aktive, por nën kontroll, derisa autoritetet maqedonase po vazhdojnë përpjekjet për ta shuar plotësisht.

Qarkullimi për automjetet e udhëtarëve po zhvillohet normalisht në dy drejtimet, në mënyrë alternative për maunet, ndërsa ende është e ndaluar lëvizja për automjete transportuese me tenda, kumtoi mëngjesin e sotëm Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Continue Reading

Trending