Connect with us

Kosovë

KFOR-i zhvillon stërvitje të rregullt ushtarake nga 5 deri më 7 shtator

Published

on

Misioni i KFOR-it do të zhvillojë një stërvitje të rregullt ushtarake nga data 5 deri më 7 shtator 2023.

Në njoftimin për media thuhet se aktiviteti stërvitor do të kryhet nga Komanda Rajonale Shumëkombëshe Perëndimore dhe do të fokusohet në procedurat dhe përgatitjen e gatishmërisë operative të njësisë.

“Ushtarët dhe automjetet e KFOR-it gjatë kësaj periudhe do të vendosen në afërsi të Krushevës dhe Manastirit të Deçanit. Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizje tokësore si ditën ashtu edhe natën. Gjithashtu do të ketë autokolona mjetesh ushtarake të përbëra nga pajisje të rënda të inxhinierisë që do të udhëtojnë nëpër rrugët kryesore dhe dytësore brenda zonës”.

“KFOR-i i kryen këto ushtrime rutinë për qëllime provash dhe trajnimi për të ofruar një përgjigje në kohë dhe të sigurt sa herë që kërkohet. KFOR-i kërkon të sigurojë ndikim minimal në popullatën civile gjatë gjithë kohës gjatë ushtrimit dhe kërkon bashkëpunimin e komuniteteve lokale gjatë këtij aktiviteti”, thuhet mes tjerash në këtë njoftim.

Kosovë

Nxirren minatorët e ngujuar nga miniera e Trepçës

Published

on

Pas rreth 12 orësh janë nxjerrë 18 minatorët që mbetën të bllokuar në minierën e Stantërgut, që nga ora 01:30 e mëngjesit të sotëm.

Minatorët mbetën disa qindra metra nën tokë shkaku i ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike si pasojë e një defekti në linjën 35 kV, kishte njoftuar kompania Trepça SHA përmes një postimit në rrjetet sociale.

“Në momentin e paraqitjes së defektit, në minierë kanë qenë të angazhuar gjithsej 47 punëtorë të ndërrimit të tretë, të cilët kanë hyrë në punë më datë 13.05.2026 në ora 23:00.”

Kështu, 29 punëtorë kanë dalë nga miniera përmes daljeve dytësore derisa 18 të tjerë kishin mbetur të bllokuar në horizontin e 11-të të kësaj miniere.

Në një njoftim të mëvonshëm, kompania bëri të ditur se pas intervenimit të ekipeve emergjente të gjithë minatorët e ngujuar janë nxjerrë jashtë ku edhe janë pranuar dhe kontrolluar nga ekipet mjekësore.

“Trepça Sh.A. njofton se pas ndërprerjes së energjisë elektrike dhe angazhimit intensiv të ekipeve teknike, gjendja në njësinë biznesore i është kthyer normalitetit.

Punonjësit kanë rifilluar punën sipas proceseve të rregullta të punës dhe aktivitetet operative po zhvillohen normalisht.

Aktualisht, vetëm në Horizontin XI dera e sigurisë vazhdon të mbetet e mbyllur për shkak të ujit të akumuluar. Menjëherë pas largimit të ujit dhe krijimit të kushteve të sigurta për punë, do të rifillojnë aktivitetet edhe në këtë horizont”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Continue Reading

Kosovë

Mbeten të ngujuar disa minatorë të Trepçës

Published

on

Rreth 18 minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar në minierë, si shkak i problemeve me rrymë.

Minatorët mbetën të ngujuar që pas mesnatës, kur rreth orës 1:30, u shfaqën problemet me energji elektrike, transmeton Ekonomia Online.

Pjesa më e madhe e grupit, nga rreth 50 sish sa ishin brenda në minierë, kanë arritur të dalin përmes daljeve dytësore.

Sipas kryetarit të sindikatës së minatorëve, Sadik Jonuzi, gjendja e minatorëve të ngujuar tash për tash është e mirë, por që në rast të qëndrimit më të gjatë mund edhe të përkeqësohet.

Continue Reading

Kosovë

Supremja e shfuqizon një udhëzim që detyronte shoqëruesit e pacientëve në QKUK të paguanin tarifë

Published

on

Gjykata Supreme e ka shfuqizuar si të paligjshëm një udhëzim administrativ të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili i detyronte shoqëruesit e pacientëve në spitalin më të madh publik të Kosovës të paguanin një tarifë prej 3 eurove për t’iu qëndruar atyre pranë.

Në një njoftim për media të mërkurën, gjykata tha se Ministria përmes këtij udhëzimi më 2024 kishte tejkaluar autorizimin ligjor të dhënë nga Ligji për Shëndetësi, duke e krijuar një detyrim të ri financiar pa bazë të qartë ligjore, dhe në kundërshtim me parimin e legalitetit.

Shumë kosovarë detyrohen t’i shoqërojnë të afërmit e tyre të sëmurë gjatë qëndrimit në spital, për shkak se sistemi shëndetësor vazhdon të përballet me trysi si pasojë e burimeve të kufizuara dhe emigrimit të stafit mjekësor.

Disa qytetarë me të cilët kishte folur Radio Evropa e Lirë në fund të shkurtit, ishin ankuar për barrë të dyfishtë, të kujdesit dhe të pagesës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Mesatarisht, rreth 300 infermierë largohen çdo vit nga Kosova, kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian, në kërkim të pagave më të larta dhe kushteve më të mira të punës.

Me largime të tilla janë përballur edhe spitalet rajonale të Kosovës.

Largimet i kanë kufizuar kapacitetet e sistemit dhe ka rritur barrën mbi stafin e mbetur, por, në mënyrë indirekte, edhe mbi familjarët e pacientëve.

Vendimi i Supremes të mërkurën vjen pas një padie të ushtruar nga organizata joqeveritare, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ndaj Ministrisë së Shëndetësisë.

IKD-ja e kontestoi në gjykatë ligjshmërinë e dispozitave të udhëzimit administrativ përmes të cilave ishte përcaktuar pagesa prej 3 eurove për çdo ditë qëndrimi në spital për secilin shoqërues të pacientëve mbi moshën 15-vjeçare.

Në ankesë, IKD-ja kishte argumentuar se Ligji për Shëndetësi e definon bashkëpagesën si mjet financiar që paguhet për shërbime të kujdesit shëndetësor nga personat që i shfrytëzojnë ato shërbime, ndërsa personi shoqërues nuk mund të konsiderohet shfrytëzues i shërbimeve shëndetësore, pasi ai nuk i nënshtrohet trajtimit mjekësor dhe nuk përfiton shërbime diagnostike, terapeutike apo rehabilituese.

Supremja tha se, pas shqyrtimit të provave dhe të dispozitave kushtetuese dhe ligjore, ka ardhur në përfundim se dispozitat e kontestuara nuk kanë bazë të mjaftueshme ligjore dhe se përmes tyre është zgjeruar në mënyrë të palejuar nocioni i “bashkëpagesës”.

Gjykata vendosi se bashkëpagesa mund të vendoset vetëm ndaj personave që janë përfitues të drejtpërdrejtë të një shërbimi shëndetësor, pra jo edhe ndaj shoqëruesve të pacientëve.

“Sipas vlerësimit të Gjykatës, personi shoqërues nuk e plotëson këtë kriter, pasi prania e tij në institucionin shëndetësor lidhet me mbështetjen e pacientit dhe jo me marrjen e shërbimeve shëndetësore”, thuhet në vendim.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending